Rama takon Vuçiç: Në BE hyjmë bashkë me Serbinë, nëse njohin Kosovën

Publikuar tek: barometri, më 08:16 25-01-2018 Rama takon Vuçiç: Në BE hyjmë bashkë me Serbinë, nëse njohin Kosovën

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot në Davos se shpreson se, edhe pse Serbia është para Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, dy vendet do të mund të hynin bashkë në Union me supozimin që Serbia ta njohë Kosovën.

“Procesi i anëtarësimit bazohet në të arriturat. Serbia është para nesh sepse tashmë po zhvillon negociata, por ne shpresojmë se sivjet do t’i fillojmë negociatat

 Porse kjo është konkurrencë e shëndoshë dhe ne kemi dëshirë të përparojmë dhe pse jo, në të ardhmen të jemi në pozitë të njëjtë dhe të hyjmë përnjëherë në BE, me supozimin që Serbia të njohë Kosovën”, ka thënë Rama sot në Davos.

Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçic janë përshëndetur sot në Davos dhe e kanë caktuar një takim për nesër.

Sakaq, mediat serbe e kanë quajtur "provokim" deklaratën e Ramës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021164894104004
array(1) { ["section"]=> string(73) "rama-takon-vucic-ne-be-hyjme-bashke-me-serbine-nese-njohin-kosoven-107825" }