Rama tërhiqet nga shkarkimi i Zgurit: Kreu i KQZ është dëshmori i parë i vdekjes së marrëveshjes

Publikuar tek: politike, më 19:52 30-11-2017 Rama tërhiqet nga shkarkimi i Zgurit: Kreu i KQZ është dëshmori i parë i vdekjes së marrëveshjes

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kryetari i KQZ-së Klement Zguri është dëshmori i parë i “vdekjes së marrëveshjes” Rama-Basha.

Por Rama është tërhequr nga shkarkimi i kreut të KQZ-së pasi ka kërkuar të që diskutimi të mos futet në rend dite dhe ka bërë thirrje për dialog. Kështu Zguri mbetet kreu i KQZ-së për të paktën edhe tre javë, deri në seancën e ardhshme.

“Nuk e kuptova Lulzim çfarë deshe qe e përmbyte prap sallën. Unë bëra një propozim për të hapur një pozicion dialogu me ju, për të shpjeguar ju pozicionin tuaj dhe ne pozicionin tim.

Është marrëveshja që e bëri zotin Zguri kryetar të KQZ-së. Nëse marreveshja ka vdejur zoti Zguri është dëshmori i parë. Ajo që unë thashë kishte të bënte me mospërdorimin e shumicës për t’i dhënë fund këtij debati me përdorimin e shumicës. Siç e bëtë ju. Ndaj unë mendoj ta mbyllim me kaq”, ka deklaruar Rama.

Por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e kreut të opozitës Basha, duke e quajtur vendim të drejtë veprimin e Ramës.

“Asnjë marrëveshje politike nuk mund t’i mbivendoset ligjit. Ligji është i qartë”, u shpreh ai.

Më shumë në këtë kategori: « Përmbytjet në të gjithë vendin, deputetja e re apel qeverisë: Të ndërhyet sa më shpejt, justifikimet nuk kanë vlerë
Rama u prish rehatinë deputetëve: Shkoni në terren ku ka përmbytje »
Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947
array(1) { ["section"]=> string(102) "rama-terhiqet-nga-shkarkimi-i-zgurit-kreu-i-kqz-eshte-deshmori-i-pare-i-vdekjes-se-marreveshjes-101411" }