Rama, Thaçi dhe Vuçiç do luajnë futboll në ndeshjen që do gjykohet nga Komisioneri Hahn

Publikuar tek: politike, më 09:49 20-08-2015 Rama, Thaçi dhe Vuçiç do luajnë futboll në ndeshjen që do gjykohet nga Komisioneri Hahn

Në samitin e ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet me 27 gusht në Vjenë, si vazhdimësi e procesit të Berlinit të iniciuar nga Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, do të ketë një ngjarje të pazakontë, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Një ndeshje miqësore futbolli do të luhet në mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, në mes dy ekipeve “BE e ardhshme” dhe “BE”.

Në ekipin “BE e ardhshme”, do të luajnë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, i pari i Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vuçiq, ministri i jashtëm malazez, Igor Lukshiq, homologu i tij maqedonas Nikola Popovski, ministri i jashtëm boshnjak Crnadak, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, Ministri i Ekonomisë nga Shqipëria, Arben Ahmetaj dhe sekretari i procesit të bashkëpunimit rajonal, Goran Svilanoviç.

Isa Mustafa, si Kryeministër i Kosovës, nuk do të jetë përkrah homologëve të tij nga Shqipëria e Serbia.

Ndeshjen do ta gjykojë Komisioneri Europian Johanes Hahn, ndërsa në ekipin e BE-së, do të jetë pjesëmarrës kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar dhe Ministri i jashtëm austriak Sebastian Kurz.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fatos Nano dhe Sabit Brokaj u takuan me shefin e sigurimit grek në vitin ‘97 (Foto)
Rama me drejtorët e Tatimeve mesazh qytetarëve: Mos paguani po s'morët kuponin tatimor! »
Article Logic
Execution time: 0.014643907546997
array(1) { ["section"]=> string(92) "rama-thaci-dhe-vucic-do-luajne-futboll-ne-ndeshjen-qe-do-gjykohen-nga-komisioneri-hahn-18775" }