Rama thotë vetëm dy fjali për pozicionin e tij si kryetar, derdh një lumë epitetesh ( Çfarë thotë për Ruçin, Nanon, Doklen, Majkon, Daden, Metën, Gjinushin, Ngjelën)

Publikuar tek: politike, më 12:43 19-03-2016 Rama thotë vetëm dy fjali për pozicionin e tij si kryetar, derdh një lumë epitetesh ( Çfarë thotë për Ruçin, Nanon, Doklen, Majkon, Daden, Metën, Gjinushin, Ngjelën)

Edi Rama thotë vetëm dy fjali për pozicionin e tij si kryetar në Kongresin e Socialistëve, por derdh një lumë epitetesh për stafin. “Ka dhe një pakicë shumë të vogël se si do t’i bëhet hallit statutor të mandatit tim që sipas tyre jam sot këtu i pazgjedhur. Do diskutoj për këtë në pjesën e tretë të kongresit”, theksoi Rama. Si fillim ai ka përshëndetur më gjatë ‘’krahun e tij të djathtë’’, Gramoz Ruçin.

Çfarë thotë për Ruçin, Nanon, Doklen, Majkon, Daden, Metën, Gjinushin, Ngjelën-FJALA E PLOTË

“Ia dolëm edhe kësaj here ta bëjmë kongresin një ngjarje tërheqëse, për krejt mexhëlisin e Shqipërisë…

Ka dhe një pakicë shumë të vogël që thonë se si do t’i bëhet hallit statutor të mandatit tim që sipas tyre jam sot këtu i pazgjedhur. Do diskutoj për këtë në pjesën e tretë të kongresit.

Uroj që sot të mos na ndodhë ndonjë gjë e ububushme, qoftë edhe përmbysja e ndonjë gote, që të bëhet lajm se anija jonë u përmbys.

S’ka rëndësi sa do zhgënjehen ata që s’na duan, rëndësi ka që edhe ata e kanë mendjen te ky kongres. Le t’i kushtojmë një duartrokitje të merituar Partisë Socialiste! Për ata socialistë e socialiste që nuk janë me ne, për partinëmë të madhe në numër, të madhe në aspiratë!

Njëri ndër ta dhe bashkëpunëtori im më i afërt, si lideri juaj Gramoz Ruçi mes plot të tjerash më ka dhënë gjithnjë një këshillë: kujdes kur lëvdon me emra se hatërmbetja e atyre që nuk ua përmend emrat, nuk ia vlen gëzimin e atij që përmend. Po t’ia kisha dëgjuar këshillat, do isha bërë një burrë i mençur si Gramozi…Prandaj edhe po të doja i dashur Gramoz, sot nuk më lejohet të mos të falenderoj me emër, ty të parit!. Faleminderit se ke qenë gjithnjë në anën e duhur të kësaj partie Së dyti faleminderit, se ke qenë një mbështetës në momentet më të këqija për mua dhe një gjykatës i rreptë në momentet më të mira.

Nuk mundem të mos i bëj falenderime, paaraardhësit tim, liderit të parë të partisë, Fatos Nanos. Uroj të na bashkohet për festimet e 25 vjetorit. Çfarë na ka ndarë me të, nuk i ndan dot më dysh historitë e kësaj partie.

Nga profesor Serveti i papërtuar, nga Pandeli Majko i paparashikueshëm që, nga Namiku që di të inatoset duke mos mbajtur inat, te Erion Brace, socialisti më i paepur, nga Arta që nuk njeh perëndim, te Bashkim Fino që nuk njeh zili.

Dua të falenderoj bashkëkryetarin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Ilir Metën. Dy pjesë të bashkuara nuk janë ende të çliruara nga pesha e të kaluarës.

I jam shumë mirënjohës mikut të shqiptarëve, Massimo D’Alemës. Dhe natyrisht askush s’do ta zëvendësonte dot në mungesë, kryetarin e grupit socialist të Parlamentit Europian, Gianni Pitella.

Dua t’u uroj mirëseardhjen të gjithë përfaqësuesve të partive jashtë Shqipërisë. Dua ta përshëndes nominalisht liderin e Vetëvendosjes, liderin tonë kokëfortë, Albin Kurtin. Dua të përshëndes mikun tonë edhe ai prapë me kokën…mikun tonë Menduh Thaçin.

Që nga i lavdishmi Skënder Gjinushi, deri te i lavdishmi Spartak Ngjela, një rast unikal: jam me aleancën, por jam kundër qeverisë.

Kthyem vendin në rrugen e rritjes se qëndrueshme, arritëm ta bëjmë 2016 vitin e parë me deficit primar pozitiv, morëm 1.6 miliardë dollar por kemi shlyer 1.2 miliard deri tani.

Rritja e rrogave mesatare dhe të ulta me 2.7 %, drejt realizimit tonë programor dhe moral, nuk do të ketë më nga ata që s’kanë marrë shpërblimet nga regjimi komunist. Kjo nuk do të thotë se ndihem i çliruar , jemi thellësisht të vetëdijshëm që këta s’janë fundi por vetëm themelet.

Kemi ecur për 30 muaj rresht me erën kundër. Jemi të vetëdijshëm se duhet të vazhdojmë përpara me kokën ulur, se shqiptarët meritojnë shumë më shumë. Ata janë në të drejtën e tyre ndërsa ne s’kemi të drejtë të ankohemi për ta se na votuan masivisht. Ne kemi detyrën të jemi besnikë, t’ju japim çdo shpjegim të nevojshem për atë që po bëjmë sot dhe atë që do të bëjmë.

‘’O i shkreti punëtuar bam me këmbë e bam me duar’’, na mbajnë lidhur me të shkuarën.

Kërkojnë të na mbysin në llumin e dëshpërimin dhe nganjëherë ia dalin të na tërheqin në atë llum por jemi ne që se lejojmë këtë.

Unë ‘sjam njeriu i duhur për të kritikuar njeri, të merremi me njerëzit që përfaqësojme, njerzit e dinë mirë se ç’mallkim ishte Saliu për ta, ua kujton çdo të enjte në parlament. Me shumë dashuri dhe modesti dhe shpjegime të ndershme dhe të qarta, do t’i përgjigjemi atyre që na votuan. Do t’i japim fund kohës kur shqiptarët ia hidhnin njëri tjetrin.

Si mund të vëmë ne për 2 vjet e gjysëm drejtësi? Është kohë e shkurtër dhe janë reforma të rëndësishme. Këmi bërë progres për pastrimin e gjyqtarëve të korruptuar dhe të inkriminuar. Por duhet kohë vullnet dhe durim. Po ndërtojmë raport të ri të qeverisjes. Jemi krenarë se nuk diskutohet se nuk kemi bërë padrejtësi të qëllimshme në dëm të interesave të këtij vendi.

Mund të kemi bërë gabime, por asnjë padrejtësi.

Nuk kemi shitur ne ndonjë copë territory, nuk kemi nxjerrë ne armët kundër njerëzve që protestojnë, skemi dhënë ne koncensione nëpërmjet Parlamentit te kompani private të lidhur me oborrin qeveritar, për t’u majmur ekonomikisht.

Nuk kemi marrë më qafë familje të tëra, s’kemi nxjerr fishekë, s’kemi dhënë koncesione për të pasuruar kompani të dyshimta pas oborrit qeveritar, s’kemi cënuar asnjë kanal informimi publik, s’kemi harxhuar kohën duke bërë mitingje në oborre shkollash, në takime kundër opozitës apo duke nxjerrë çupëlina derë më derë në çdo ministri për të reciotuar çdo ditë fletërrufera për të recituar kundër opozitës.

As semaforët nuk i kemi ndarë në jeshile e të kuq, për politikanët e njerëzit e thjeshtë. Është simbolike, por domethënëse. Sepse ne besojmë që nuk mund të këtë drejtësi në një vend ku pushteti bën padrejtësira.

E pra të flasim hapur me njerëzit, ata kuptojnë shumë më shpejt se sa elitat e konsumuar më shpejt në tunelet e interesave këtu në Tiranë."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri Italian Matteo Renzi: Dikur Italianët flisnin për Shqiptarët me tone raciste, sot luajmë futboll së bashku
Rama përfundon fjalimin maratonë prej më shumë se 1 orë, i uron Lames shërim të shpejtë »
Article Logic
Execution time: 0.023597002029419
array(1) { ["section"]=> string(160) "rama-thote-vetem-dy-fjali-per-pozicionin-e-tij-si-kryetar-derdh-nje-lume-epitetesh-cfare-thote-per-rucin-nanon-doklen-majkon-daden-meten-gjinushin-ngjelen-35504" }