Rama-Topallit: Ty nuk meriton te falësh zotin, se ti e di se çfarë bën

Publikuar tek: politike, më 15:09 02-04-2015 Rama-Topallit: Ty nuk meriton te falësh zotin, se ti e di se çfarë bën

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli janë përfshirë në një debat me akuza dhe ofendime ndaj njëri tjetrit, ndërsa nuk kanë lënë pa përfshirë edhe Faik Konicën e Gjergj Fishën në deklaratat e tyre.

Pas përfundimit të fjalës së Ramës në Kuvend ku ai e e quajti opozitën ordinere, Topalli tha se kjo është një akuzë e rëndë që bëhet ndaj profesorëve dhe deputetëve që kanë mbi 20 vite që shërbejnë në politikën shqiptare. Pasi recitoi disa vargje nga Konica,  Topalli shtoi se nuk e imagjinonte dot se çfarë mund të mendonte intelektuali i madh shqiptar për qeverinë e sotme. Ajo ka pyetur Ramën se kush i futi në Kuvend Tom Doshin dhe Mark Frrokun, duke theksuar se kryeministri ka frikë të përmendi fjalën dekriminalizim.

Rama ka marr sërish fjalën për t’iu kundërpërgjigjur Topallit ku ka thënë se “nuk e di se çfarë do të thoshte Konica për ne, por e di se çfarë do të thoshte ai për ju, megjithatë po ta kursej sepse në të kundërt më duhet ta citoj saktë Konicën.”

Rama ka sqaruar edhe njëherë tjetër raportin e tij me deputetin Doshin duke përsëritur deklaratën që bëri dje në Shkodër se “kur miqësia cënon punën, unë preferoj të prish miqësinë dhe jo punën, pasi puna që bëj unë nuk është punë private.”

Kryeministri ka folur edhe për Mark Frroku, për të cilin ka sqaruar se nuk ka qenë asnjëherë pjesë e PS-së ndryshe nga  manipulimi që tenton të bëj PD-ja.  

“Po të kujtoj Jozefinë se Frroku nuk është deputet i PS-së. Frroku ka ardhur në këtë parlament si deputet i një partie të vogël. Ai si pjesë e kësaj mazhorance merrte pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, por është larguar për mos tu kthyer më, kur është marr me ty në mënyrë jodinjitonze. Unë i kam kërkuar atij që të të kërkoj falje ty, jo për Jozefinën por për atë që ti përfaqëson si ish-kryetare e Kuvendit dhe si deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Rama ka thënë gjithashtu se nuk ka problem me fjalën dekriminalizim, por mendimi i tij është se Kuvendi dhe politika nuk duhet dekriminalizuar.

“Më the se unë e kam problem për të përdorur fjalën dekriminalizim. Unë nuk fyej asnjëherë njeriun por idenë dhe për këtë aryse nuk e imagjinoj dot të them që Kuvendi duhet dekriminalizuar pasi kjo do të thotë ta trajtosh atë si një grumbullim njerëzish me bisht në një xhungël larg qytetërimeve. Nuk është Kuvendi dhe politika qe duhen dekriminalizuar, por vija e kuqe që duhet vënë për të ushtruar një detyrë publike nga njerëz me rekorde kriminale”, ka deklaruar Rama.

Ndërsa në fund Rama i është drejtuar Topallit duke i thënë se “ty nuk meriton të falësh zotin, se ti e di se çfarë bën.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla lexon dokumentin: Ristani i dënuar me 5 muaj burg. Deputeti: Ishte akuzë e padrejtë
Vajza i ankohet për papunësinë, Rama leksion në telefon se si të krijojë një kompani »
Article Logic
Execution time: 0.034876108169556
array(1) { ["section"]=> string(73) "rama-topallit-ty-nuk-meriton-te-falesh-zotin-se-ti-e-di-se-cfare-ben-7651" }