Rama tregon detaje për Air Albania: Do ketë avionët më të mirë në rajon

Publikuar tek: barometri, më 07:29 12-05-2018 Rama tregon detaje për Air Albania: Do ketë avionët më të mirë në rajon

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në “Sallën e Hartave” në Kryeministri, stafin e zgjedhur të kompanisë së parë të fluturimeve “Air Albania”.

Rama ka thënë se “Air Albania” do të ketë avionët më të mirë në rajon, me teknologjinë e fundit.

“Do të kemi avionët më të mirë, të teknologjisë së fundit që nuk i ka asnjë në rajon. Të kemi një ekuipazh shqiptar, jo vetën në anën e pilotëve por edhe në kabinë si dhe një ekip teknik shqiptar që do punojë për t’i bërë gati avionët e Air Albania.

Ky projekt do kontribuojë edhe në imazhin e vendit, sepse ambicia jonë është që Air Albania të bëjë edhe fluturimet trans-oqeanike, për të çuar por edhe për të sjellë vizitorët e këtij vendi.

Patjetër që është një sfidë, ne nuk kemi eksperiencë në këtë fushë”, u shpreh kryeministri Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038121223449707
array(1) { ["section"]=> string(77) "rama-tregon-detaje-per-air-albania-do-kete-avionet-me-te-mire-ne-rajon-120447" }