Rama tregon lapsusin: Ministri Cani sa nuk përfondoi në urgjencë

Publikuar tek: politike, më 07:36 31-12-2015 Rama tregon lapsusin: Ministri Cani sa nuk përfondoi në urgjencë

Kryeministri Edi Rama ka treguar për një lapsus të tij lidhur me shpërblimin prej 5 mijë lekësh të akorduar për nxënësit e ekselencës. Ky lapsus sipas shefit të kabinetit, gati sa nuk çoi në urgjencë ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, pasi shuma u tha nga kryeministri si 50 mijë lekë të reja.

“Besoj që nuk është thjesht dhe vetëm 50 mijë lekëshi që ju merrni, i vjetër, kam bërë lapsus ditën e parë e gati sa nuk përfundoi në urgjencë Ministri i Financave kur e dëgjoi. Më shumë se shuma që mund të blini libra apo të bëni qejf është nevoja për t’u thënë faleminderit, për t’u thënë faleminderit se jeni burim inspirimi, jeni burim force në moment të vështira, shembull kuptimplotë, kur duket se ata që ankohen kanë të drejtë, dhe ka momente të tilla”, tha kryeministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.050798892974854
array(1) { ["section"]=> string(69) "rama-tregon-lapsusin-ministri-cani-sa-nuk-perfondoi-ne-urgjence-28909" }