Rama tregon planin A dhe atë “sekret” B për Reformën në Drejtësi

Publikuar tek: politike, më 21:01 29-02-2016 Rama tregon planin A dhe atë “sekret” B për Reformën në Drejtësi

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste me gazetarin Enkel Demi në “RTSH”, ka shpjeguar dy planet e qenerisë për Reformën në Drejtësi. Megjithëse kryeministri Rama është shprehur besimplotë se Reforma në Drejtësi do të kalojë me dakortësinë e opozitës, ai ka pranuar se në rast të kundërt do kalojë në zbatim të “Planit B", që konsiston në mbledhjen e votave të nevojshme.

Rama tha se ajo palë politike që identifikohet si bllokuese e Reformës që do trondisë sistemin e drejtësisë, do ketë një rezultat shumë negativ në zgjedhjet e ardhshme.

Ndonjë koment për draftin e Venecias për Reformën në Drejtësi?

Pjesa e parë e reformës, ndryshimet në kushtetutë hyjnë në proces, reforma në drejtësi si e tërë do kërkojë vite por si bazë për reformën është domosdoshmërisht paketa e ndryshimeve kushtetuese. Në rast se do të ketë vullnet për të gjetur dakortësi.

Nuk jam në dijeni të detajeve, i qëndroj asaj që nëse duam një reformë reale, politika duhet të qëndrojë nga prapa dhe t’ia lërë ekspertizës më të mirë të mundshme.

Detaje si Byroja e Hetimit do varet nga Policia?

Nuk e di, por Byroja e Hetimit e ndërmjetësuar nga amerikanët nuk varej nga Policia por prania e Prokurorisë ishte vendimtare. Thelbi është që kjo reformë do sjellë një tronditje të sistemit të drejtësisë.

Në rekomandime thuhet që kjo punë duhet bërë me konsensus? A jeni dakort për rinegocim?

Jo nuk ka çfarë të rinegociohet. Do bëhet një proces në komisionin e reformës dhe në atë proces sigurisht që do ketë takime. Ne do synojmë dakortësi me opozitën dhe nuk do fillojmë me planin B por do synojmë planin A, me dakortësi.

Po nëse nuk arrihet?

Nëse atëhere është plani B. Nuk kemi asnjë arsye të mendojmë sot se si të bëjmë vota. Fjala opozitë është eufemizëm. Me qeverinë e vjetër. Do të negociojmë me qeverinë e vjetër.

Nëse kjo reformë nuk kalon, ka zgjedhje të parakohshme?

Kjo më kujton atë shprehjen “Nëse halla nuk do të ishte dakort me reformën”. S’kemi pse mendojmë dështimin sepse unë kam shumë shpresë që do kalojë.

Kush identifikohet si shkak i moslakimit të kësaj reforme, përvëlohet në zgjedhjet e ardhshme. Duhet të mobilizohemi për të kaluar reformën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « TVSH, batutat ngacmuese të Enkel Demit dhe skandali i pranuar nga Rama
Bizneset pas takimit në Bashki: Veliaj u tërhoq, taksa e tavolinës do bëhet zero »
Article Logic
Execution time: 0.020733118057251
array(1) { ["section"]=> string(68) "rama-tregon-planin-a-dhe-ate-sekret-b-per-reformen-ne-drejtesi-33860" }