Rama tri tufa me lule: “Njërën për atë që më bëri gruan, vjehrrën. Pandi s’do ta besonte”

Publikuar tek: politike, më 12:15 08-03-2016 Rama tri tufa me lule: “Njërën për atë që më bëri gruan, vjehrrën. Pandi s’do ta besonte”

Edi Rama sot nuk ka harruar të përgatisë tri tufa me lule me rastin e ''8 Marsit'', për të cilën ka përgatitur edhe një takim me gratë socialiste. Tufat janë për nënën e tij Anetën, bashkëshorten Lindën por e treta është për vjehrrën, për të cilën edhe ka folur gjatë sot.

“Kam bërë 3 tufa me lule, një për Anetën, të cilës i ra fati i keq që ka një djalë që i ra për pjesë të rrinte me burra që s’do donte të bënte, që shkruajnë çfarë shkruajnë dhe pastaj i nxjerrin te Bashkimi. Të cilës nuk mund t’i jem deri në fund aq mirënjohës sa meriton. Ndryshe nga nënat e tjera ka një barrë të veçantë se djali i ka kaluar të 50-tat e ka të pamundur ta shohë aq sa meriton dhe dëgjon për të aq sa nuk ka nënë qe meriton dhe do donte të dëgjonte.

Një tufë me lule për atë që më bëri gruan, vjehrrën. Dhe këtu më kujtohet Pandi. Patëm një garë jo të drejtpërdrejtë jo direkte, e mban mend Monda se ishte me Pandin atëherë.  Unë kryetar, ai sekretar i Përgjithshëm. Të nesërmen shkuam te Partia, po si do ja bëjmë tani? Dëgjo tha, si fillim mos hajde më me çorape të kuqe këtu në PS edhe tha: Në vazhdim merre shumë seriozisht që do të martohesh një orë e më parë, se kjo parti mban shumë, po një kryetar të pamartuar dhe me çorape të kuqe e ka shumë të vështirë ta mbajë. Sot dëgjon atë që s’do e besonte kurrë në atë kohë që unë i çoj lule dhe vjehrrës.

Buqetën e tretë për gjysmën time më të mirë që sa më shumë kalon koha, më duket që aq më e mirë bëhet.”, tha Rama.

Më tej kryeministri shpjegoi edhe pse ishte feminist.

"Pandi ngriti problemin e feminizmit, në fakt s’ishte origjinale, unë në një takim thashë nuk jam feminist, por mendoj 1,2,5,7 dhe një zonjë më tha, dëgjo, the nuk jam feminist por me të gjitha ato që the, rikonsideroje këtë gjë.

Kryeministri spanjoll, sigurisht i majtë, Zapatero, ka thënë unë jam feminist se jam socialist dhe kush është socialist s’mund të mos jetë feminist.

Këtë ma provon Pandi, pavarësisht se nuk e thotë, po është aq feminist sa ju do habiteshit. Ka feministë në kuptimin e Zapateros, apo për në kuptim që Pandi foli për ne të vjetërit që dikur ishim të ri, në atë kuptimin tjetër është feminist me një vetëpërmbajtje që unë vetë ia kam zili.’’, theksoi Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gramoz Ruçi: Edi Rama na i mori shpirtin ne burrave të Partisë Socialiste…
Mimi Kodheli u dërgon një trëndafil të kuq grave ushtarake. Ministrja u thur edhe disa fjali… »
Article Logic
Execution time: 0.025336980819702
array(1) { ["section"]=> string(90) "rama-tri-tufa-me-lule-njeren-per-ate-qe-me-beri-gruan-vjehrren-pandi-s-do-ta-besonte-34551" }