Rama: Tsipras në Greqi? Evropa të gjejë zgjidhje. Kryeministri “kundër” Merkel?

Publikuar tek: politike, më 10:28 19-02-2015 Rama: Tsipras në Greqi? Evropa të gjejë zgjidhje. Kryeministri “kundër” Merkel? Edi Rama

Një udhëtim për pak orë në Milano. Fillimisht për t’iu përgjigjur pyetjeve të Corriere della Sera. Dhe më pas atyre të Daria Bignardi në emisionin “Le Invasioni Barbariche”. Kryeministri shqiptar Edi Rama, ish-basketbollist, artist, më mirë piktor, ish kryetar bashkie i Tiranës dhe lider i PS- flet për të gjitha, për kërcënimin e radikalizmit islam deri tek tensioned me Moskën, nga BE tek politika italiane. Pa munguar të tregojë sintoninë me kryeministrin Mateo Renzi. Edi Rama  thotë se Evropa është e frikësuar nga terrorizmi, sepse është pa një lidership.

Evropa është e trembur nga avancimi i ISIS. Si mund të dilet nga ky kontekst krize?

Kundër radikalizimit islamik ka disa përgjigje. Nga njëra anë duhet një betejë pa u tërhequr, nga ana tjetër duhet të forcojmë Evropën pa rënë në kurthin e ndarjes, pa u mbyllur: çdo mbyllje që vjen nga frika nuk forcon pozicionin e përbashkët përballë këtij armiku shumë të vecantë dhe që është si epidemi. Ajo që u ndodh pengjeve nuk është një barbari larg nesh, ndodh në shtëpinë tonë: jemi të gjithë të kërcënuar, por përgjigja duhet të jetë një evropë e shpresës, jo e frikës.

Edi Rama sulmon Evropën: Eshtë e frikësuar dhe pa një lidership

Për të luftuar Isis duhet një ndërhyrje ushtarake?

Ajo që ka ndodhur deri tani është e drejtë dhe duhet të vazhdojmë ta bëjmë. Ata kërcënojnë qytetërimin tonë. Po për këtë duhet të zgjidhim problemin e madh sipas të cilit, për një fitim politik personal, kërkojnë të na ndajnë e jo të na bashkojnë, u thonë njerëzve se problemi janë myslimanët. Eshtë një qasje dhe bën lojën e armikut tonë të përbashkët.

Evropa duhet të përballet me një krizë tjetër, atë me Rusinë…

Nuk është një sfidë e lehtë sepse sot kemi të bëjmë me një Evropë të frikës, një projekt të papërmbushur, pa një lidership dhe pa kurajo. Një projekt i ngecur përpara vështirësive të mëdha. Na kanë sjellë drejt një Evrope taktike, të lidhur me takimet elektorale, peng i interesave të vecanta. Me Rusinë është parë pikërisht mungesa e një Evrope Strategjike.

Duke parë këtë Evropë, Shqipëria është akoma e interesuar të hyjë në BE?

Evropa është një ëndërr. Për ata që shohin përpara është e qartë që Shtetet e Bashkuara të Evropës janë e vetmja rrugë për të garantuar gjeneratat e ardhshme.

Rama: Tsipras në Greqi? Evropa të gjejë zgjidhje. Kryeministri “kundër” Merkel?

Si shihet Italia nga Shqiptarët?

Italia është gjithmonë Italia. Nuk është ajo e 25 viteve më parë, por mbetet ende një objektiv për shumë gjëra, duke nisur që nga orientimi për cilësinë. Vendi juaj është një realitet që na përket nga kënvështrimi shpirtëror dhe kulturor.

Ka nga ata që thonë se ju jeni rrezik për ekonominë italiane duke ofruar stimuj për kompanitë e huaja…

Duhet të na shihni si pjesë e Italisë në kënvështrimin e hapësirës ekonomike. Shqipëria është vendi ideal për çdo sipërmarrës Italian: gjeni aty te ne gjithcka që nuk e gjeni në Itali, por kjo nuk e dëmton fqinjin tonë.

Kush ka të drejtë ndërmjet kryeministrit grek Tsipras dhe BE për borxhet e Athinës?

Ajo që mund të them është se të dy palët duhet të flasin dhe të arijnë në një marrëveshje. Evropa pastaj, duhet të reflektojë mbi këtë cështje për të kuptuar ku ka gabuar dhe për të kërkuar rrugë më të mira përballë krizës.

Në Beograd keni rikthyer vëmendjen te Pavarësia e Kosovës. Kolegut tuaj serb nuk i pëlqeu. Si janë raportet mes dy vendeve?

Janë shumë të mira. Nga ana tjetër nëse vendet ballkanike nuk kuptojnë që është më mirë të jemi bashkë sesa të ndarë, nuk do të ecet kurrë përpara e do të kemi shumë dobësi me Brukselin.

Më mirë në rolin e kryeministrit apo Kryebashkiakut që keni qenë për 11 vjet?

Të jesh kryetar bashkie është një fillim i mirë për të qenë më pas kryeministër. Sigurisht, mund të rezultojnë më e thjeshtë të bësh kryeministrin nëse nuk ke qenë kryetar bashkie: nëse më parë ke qenë qytetari i parë nuk të lejon të bësh vetëm politik dhe asgjë për qytetarët.

Jeni shumë aktiv në rrjetet sociale, madje edhe ministrat tuaj…

Kjo është një qeveri e re: rrjetet sociale janë hapësira natyrale ku mund të lëvizim. Nuk humbet kohë me rrjetet sociale, madje, kursehet kohë sepse komunikon gjithcka e menjëherë.

Me opozitën keni një “luftë” prej muajsh, kur do të bëni paqe?

Për këtë jemi njëlloj me Italinë: edhe këtu ka një jetë politike luftarake. Tek ju madje ka edhe komikë që bëjnë luftë në skenën politike; në Shqipëri të paktën, komikët merren me humorin.

Kuptova se nuk ju pëlqen Beppe Grillo…

Komikët janë të nevojshëm për t’u tallur me qeverinë, por të votosh për komikët për ti bërë ata qeveritarë është të tallesh me veten.

Po për Mateo Renzin çfarë mendoni?

Prezanton shpresën për një Itali që më në fund është një vend që flet për të rinjtë dhe që mund të rilindë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Darka Rama-Blushi, Peza: E programuar prej 2 muajsh
Basha: Oligarkët Rama-Meta duan të pasurohen, edhe duke u lidhur me krimin »
Article Logic
Execution time: 0.029514074325562
array(1) { ["section"]=> string(78) "rama-tsipras-ne-greqi-evropa-te-gjeje-zgjidhje-kryeministri-kunder-merkel-3794" }