Rama u rikthehet Lejeve të Legalizimit. Nga Stambolli shkon direkt në Rroskovec. Ja batutat që bëri me banorët

Publikuar tek: politike, më 11:02 21-11-2015 Rama u rikthehet Lejeve të Legalizimit. Nga Stambolli shkon direkt në Rroskovec. Ja batutat që bëri me banorët

Edi Rama u është rikthyer Lejeve të Legalizimit, duke i shpërndarë te banorët e Rroskovecit, siç bënte para disa kohësh. Plot batuta, por dukshëm i lodhur pas samitit në Stamboll, kryeministri Rama i ka shpërndarë lejet së bashku me kryebashkiaken Majlinda Bufi dhe deputetin Gramoz Ruçi.

Ajo që la përshtypje ishte edhe mënyra si kryebashkiakia Bufi zotëroi skenën në prani të kryeministrit, që për hir të së vërtetës, shumë drejtues janë kompleksuar në praninë e Ramës.

“ E meriton ky popull. Po ja që ishte dëshirë e tyre që ju të asistonit. Në orën  7:30 nga Stambolli në Rinas, nga Rinasi direkt në Rroskovec, aq shumë e vlerëson. Nga Rroskoveci në Kinë’’, tha Ruçi, e më pas vetë Rama shtoi se do shkojnë edhe në Fier.

ramalegalizimrroskoves

Dhe ja batutat e Ramës:

“Merr një herë këtë ti, pastaj tjetrën…

Nuk ke pas besim shumë jo, e the vetë që 20 vjet më gënjyen, E pra e hëngre ti tani, mos e ha më, merr lejen.

Ja dhe Sabriu s’ka pat besim, e shoh që nga sytë..”

“E…babai e bëri shtëpinë, se ti ishe andej.  Dhe pranoje që ne ta dhamë, e prisje nga tjetër kush shtëpinë ti, po ne ta dhamë!”

“Do i kesh pat flokët atëherë, tani…si puna ime”

“Kujdes se mos zihen për shtëpinë, se ke tre djem, në emrin tënd mbaje. Se mos ia lë të madhit se thotë ç’na duhen . Po u sollën mirë mbaji, po s’u sollën, nxirri në fushë!”

“Shkoje ti pije kafe, ai të merrte lejen. Moj t’i rrosh ti laverit se pa ty Laveri bëhet për vaki vetë, larg qoftë’’

“Brahim edhe ti s’ke pas shumë besim kthehu këtej.

Brahimi: Kryeministër na u dha mundësia t’i gëzojmë bashkë me ju, rrofte Enveri,

Rama: Paske ndryshuar Brahim!

Rama: Tjetri! Kur e ke  bërë kërkesën?

Qytetari: Kur kam lindur

Rama: Tani u bërë për t’u martuar, merre lejen”

“Rama: Një kat paske bërë , gjithë këto vite të bëje dhe një tjetër!

Qytetari: Je i vetmi kryeministër që mbajte llafin ( harroi dokumentin) Unë jam i vetmi demokrat që të besova !

Rama: Qënke bërë politikan!

Qytetari:Unë jam bërë realist!

Rama: Ç’kishe dëgjuar për mua ku të më besoje, po krahun mos e ndërro!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Nishani: U diskutua për Parisin dhe Malin, qytetarët të ndihen të sigurtë
Këshilli voton kundër heqjes së mandatit të Valentina Leskajt. Ristani:Konflikt interesi »
Article Logic
Execution time: 0.015229940414429
array(1) { ["section"]=> string(114) "rama-u-rikthehet-lejeve-te-legalizimit-nga-stambolli-shkon-direkt-ne-rroskovec-ja-batutat-qe-beri-me-banoret-25959" }