Rama: U zyrtarizua, John Kerry në Tiranë më 14 shkurt

Publikuar tek: politike, më 08:44 05-02-2016 Rama: U zyrtarizua, John Kerry në Tiranë më 14 shkurt

“U zyrtarizua vizita e Sekretarit të Shtetit John Kerry në Tiranë:14 shkurt; vizitë shumë e rëndësishme në një kohë sfidash të përbashkëta!” Kështu shkruan kryeministri Edi Rama për ardhjen e Sekretarit  Amerikan të Shtetit, John Kerry.

Kerry fillimisht do të mbërrijë në Munih të Gjermanisë më 10 shkurt për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë dhe 4 ditë më pas do të niset drejt Tiranës. Në Shqipëri, zyrtari i lartë amerikan do të takohet me krerët e institucione kryesore për të diskutuar për procesin e integrimit euro-atlantik të vendit dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Tirana do të jetë kryeqyteti i vetëm që Kerry do të vizitojë në Ballkan gjatë kësaj periudhe, kjo edhe për arsye se pak muaj më parë ai zhvilloi një mini-tur në disa prej vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasja në emision, Ristani: Je fshatar në gen. Balla: Fshati im e bën rakinë të mirë (Video)
3 ish-themelues dhe drejtues të lartë të PS për mungesën e garës: Kjo nuk është Parti Socialiste »
Article Logic
Execution time: 0.028102159500122
array(1) { ["section"]=> string(57) "rama-u-zyrtarizua-john-kerry-ne-tirane-me-14-shkurt-31792" }