“Rama ul vlerën e INSIG-ut, Olsi Rama dhe Gaz Demi fituesit”, e thotë Berisha

Publikuar tek: politike, më 11:29 10-03-2016 “Rama ul vlerën e INSIG-ut, Olsi Rama dhe Gaz Demi fituesit”, e thotë Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha hedh akuza të forta  për shefin e qeverisë Edi Rama. Sipas asaj që shkruan Berisha në Facebook,

“INSIG-ut i ulet me 2.5 herë vlera, apo nga 38 milionë euro vlerësuar nga kompanitë ndërkombëtare, në 15 milione euro”. Berisha thotë edhe dy emra si fitues: Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit dhe Gaz Demin.

“Të dashur miq, Edi Rama vazhdon i papërmbajtur të plaçkise me klanet e tij pasuritë publike të vendit. Për këtë qëllim vlera e aseteve të INSIG-ut u ul para shitjes me 2.5 herë. Kështu asetet e INSIG-ut janë vlerësuar nga një kompani ndërkombëtare vlerësimi me 38 milionë euro, ndërsa Edi Rama, për të plaçkitur me klanet e tij këtë pasuri të çmuar publike, e uli vlereën e aseteve të INSIG-ut me shumë se 2.5 herë apo ne 15 milionë euro! Fitues thuhet se do jetë Olsi Rama - Gaz Demi”, përmbyll Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta takon përfaqësuesit e FMN: I njeh me axhendën e reformave prioritare në vend
Paloka kapet me deputetin socialist: I ndershmi Majko! Të revoltohej kur solli të inkriminuarit në Kuvend »
Article Logic
Execution time: 0.024038791656494
array(1) { ["section"]=> string(79) "rama-ul-vleren-e-insig-ut-olsi-rama-dhe-gaz-demi-fituesit-e-thote-berisha-34724" }