Rama ultimatum portaleve: Ta lexoni këtë mesazh para ditës së hënë

Publikuar tek: barometri, më 08:23 11-10-2018 Rama ultimatum portaleve: Ta lexoni këtë mesazh para ditës së hënë

Kryeministri Edi Rama ka çuar më tej nismën e propozuar prej tij, paketën e ashtuquajtur “Antishpifje”.

 

Në një postim në Twitter Kryeministri u ka vendosur ultimatum të gjithë portaleve që të legalizohen para ditës së hënë.

Sipas tij, ky “vendim” del nga diskutimi mbi paketën Antishpifje, dhe legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB.

“Nga diskutimi për Paketën Antishpifje del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve. Legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB. Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër,uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së hënë”, ka shkruar Edi Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043688058853149
array(1) { ["section"]=> string(72) "rama-ultimatum-portaleve-ta-lexoni-kete-mesazh-para-dites-se-hene-137375" }