Rama: Unë kam lindur për të qenë i goditur, Tahiri vjen pas meje. Këshilla për punonjësit e policisë...

Publikuar tek: politike, më 09:50 15-03-2016 Rama: Unë kam lindur për të qenë i goditur, Tahiri vjen pas meje. Këshilla për punonjësit e policisë...

Pas tij, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është njeriu më i goditur e sulmuar. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama duke folur përpara punonjësve të policisë së shtetit. Rama u tha punonjësve se “po sulmuan do sulmohen”.

“Mbas meje që kam lindur për të qenë i goditur është ministri i Brendshëm që vazhdon një ofensivë e përditshme që ka prodhuar në një vit e gjysmë 1300 deklarata konferenca agresive kriminalizuese për ministrin e Brendshëm.  Nëse secili prej jush do i lexonte pa filtër këto produkte nuk do ishte këtu se do i rrinte me kilometra larg sot, ku presupozohet se drejtuesi i transformimit rrënjësor të shtetit është numri një i krimit të organizuar në Shqipëri.

Në karrierën tuaj do jeni të goditur në rast se do godisni dhe krimi  nuk godet vetëm me plumb, krimi nuk godet vetëm me brutalitetin e forcës por edhe me forcën e brutalitetit të gjuhës”, tha Rama duke inkurajuar të rinjtë t’i futen Akademisë së policisë së Shtetit: “Shqipëria ka nevojë për ju”, u tha kryeministri.

“Dua të bëjmë policinë e shtetit një nga policitë e mira të Bashkimit Europian. Suksese në rradhë të parë vajzave dhe pastaj djemve”, përmbylli Rama në hapjen e procesit të testimit të aplikantëve në policinë e shtetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot 8 vite nga Gërdeci, reagon Tahiri: Një nga autorët është për vizitë jashtë Shqipërisë
Erjon Braçe publikon ‘’Listën e Zezë’’ të Gërdecit, kë ka futur në rreth deputeti? »
Article Logic
Execution time: 0.008296012878418
array(1) { ["section"]=> string(103) "rama-une-kam-lindur-per-te-qene-i-goditur-tahiri-vjen-pas-meje-keshilla-per-punonjesit-e-policise-35120" }