Rama vazhdon publikimin e “thënieve të ditës” së Kosovës, por qytetarët e kritikojnë

Publikuar tek: politike, më 19:39 29-04-2015 Rama vazhdon publikimin e “thënieve të ditës” së Kosovës, por qytetarët e kritikojnë

Është e vërtetë se ndryshe nga disa kandidatë të tjerë, Halim Kosova, është e vëshitrë të atakohet si person i inkriminuar apo të akuzohet për të kaluarën e tij politike dhe profesionale, e për këtë arsye tek e majta shohin si të vetmen mënyrë për t’i ulur pikë kandidatit demokrat përballë qytetarëve, ironinë me deklaratat e tij.

Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh ka hapur një “rubrikë” në faqen e tij në facebook duke postuar për çdo ditë nga një “thënie dite”, të cilat i referohen deklaratave të bëra nga Halim Kosova.

Sot kryeministri kishte zgjedhur thënien: “Ju duhet të vendosni vetë çfarë të gatuani”- Dr. Halim Kosova.

Megjithatë, kjo taktikë nuk duket se po jep rezultatin e pritshëm tek qytetarët, por përkundrazi, në foton e postuar nga Rama kanë vërshuar komentet kundër tij. Qytetarët shprehen të habitur se si e gjen kohën kryeministri për tu marrë me të tilla gjëra, ndërkohë i kujtojnë atij se duhet të angazhohet më shumë në hapjen e vende të reja të punës për të ndaluar largimin e shqiptarëve nga vendi.

Nuk dihet nëse kandidati i PS-së për Tiranën Erion Veliaj, e mbështet këtë “nismë” të kryeministrit Rama, pasi ai u angazhua që në fillim për një fushatë të ndershme dhe qytetare. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadri Lu: Të hënën kam thënë shumë, mjaft nga ne për këtë javë
Kërcënohet në telefon deputeti Florion Mima, bën kallëzim në Polici »
Article Logic
Execution time: 0.027659177780151
array(1) { ["section"]=> string(87) "rama-vazhdon-publikimin-e-thenieve-te-dites-se-kosoves-por-qytetaret-e-kritikojne-10004" }