“Rama vë në krye të PS në Shkodër një autor vrasje”, akuza të forta nga kreu i Rendit dhe Sigurisë në PD

Publikuar tek: politike, më 14:01 20-12-2015 “Rama vë në krye të PS në Shkodër një autor vrasje”, akuza të forta nga kreu i Rendit dhe Sigurisë në PD

Akuza të forta nga selia e Partisë Demokratike për kryeministrit Rama. Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj akuzoi Ramën  se ka vendosur në krye të Partisë Socialiste në Shkodër “një bandit të njohur, autor vrasje”.

"Ai ka emëruar në krye të Partisë Socialiste në Shkodër, një bandit të njohur, një autor vrasje. Edi Rama ia ka besuar partinë socialiste në këtë zonë, Martin Cubit, i cili kur ishte kryetar komune, me 27 prill të vitit 2009, ka vrarë një shtetas. Ky person problematik, njihet nga të gjithë për aktivitetin kriminal dhe për rrezikshmërinë shoqërore që paraqet. Kjo është një e vërtetë e hidhur, që tregon se Edi Rama nuk ndahet dot nga krimi”, tha Alibeaj ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen për protestën e nesërme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këpucë super të shtrenjta? Majlinda Bregu reagon për mediat: Ndjesë modeles
Bushati bën rezymenë për Ramën, ministrat e deputetët, e quan 2015-ën “Vit diplomatik” »
Article Logic
Execution time: 0.018386840820312
array(1) { ["section"]=> string(107) "rama-ve-ne-krye-te-ps-ne-shkoder-nje-autor-vrasje-akuza-te-forta-nga-kreu-i-rendit-dhe-sigurise-ne-pd-28197" }