Rama video-selfie me Ketin, zgjedh ngjyën blu për Shkodrën. Kandidatja: Kryeministri më i mirë në historinë e Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 16:43 18-06-2015

Kryeministri Rama ka realizuar video-selfie e rradhës me kandidaten e ASHE për Shkodrën, Keti Bazhdarin. Ajo që bie në sy është bluza e Ramës, e më konkretisht ngjyra blu. Ky kryeministër përfundimisht nuk ka "alergji" nga asnjë ngjyrë, qoftë kjo dhe ngjyra e kundërshtarit në një pikë kulmore siç është kjo fushatë elektorale.

Bazhdari duket disi e emocionuar ndërsa me bindje dhe siguri u thotë simpatizantëve se Rama është kryeministri më i mirë në historinë e Shqipërisë dhe se ajo do të ecë në gjurmët e tij.

“Në Velipojë pas takimit fantastik të Keti Bazhdarit" thotë Rama ndër të tjera duke shtuar se “ vajzat dhe gratë janë yjet e Alencës Europiane”.

“Me kryeministrin më të mirë në historinë e Shqipërisë, i cili do na mbështesë të bëjmë ndryshimin e madh në Shkodër dhe që unë të eci në gjurmët e tij siç ai ka drejtuar Bashkinë e Tiranës”, thotë Keti në video-selfie.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta: Shkodra ka qeshur kur çifti Luli Mediu mori nëpër gojë Ketin. Rama-Meta akoma s’kan fillu
Në një kohë që të gjithë bëjnë thirrje për të votuar, AK thotë: Bojkotoni »
Article Logic
Execution time: 0.0044100284576416
array(1) { ["section"]=> string(123) "rama-video-selfie-me-ketin-zgjedh-ngjyen-blu-per-shkodren-kandidatja-kryeministri-me-i-mire-ne-historine-e-shqiperise-13951" }