Rama vishet si Babagjyshi dhe i bën një surprizë të pabesueshme Leos së paralizuar, përlotet publiku (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:52 31-12-2017 Rama vishet si Babagjyshi dhe i bën një surprizë të pabesueshme Leos së paralizuar, përlotet publiku (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ditën e fundit të vitit 2017 është bërë pjesë e spektaklit “E diela Shqiptare”, konkretisht në “Ka një mesazh për ty”.

Rama është njohur me dy histori rrënqethëse të një djali të vogël të paralizuar, i cili i kërkonte Babagjyshit një makinë që të shkonte në shkollë, si dhe rastin e një vajzë rome, e cila u hodh nga mjekët në lavaman me idenë se s’do mbijetonte, për shkak të peshës 1 kilogram e 600 gram.

Rama i ka suprizuar të dy këto personazhe duke u veshur si babagjyshi dhe u ka plotësuar dëshirat e tyre më të mëdha.

Leos së paralizuar i krijoi mundësinë për të shkuar në shkollë dhe duke i vënë në dispozicion një fizioterapist për ta ndihmuar të ngrihet në këmbë.

Rama: Kam marrë letrën tënde, e mban mende cfarë më ke kërkuar.

Leo: Një makinë që të shkoj në shkollë dhe një kukull, për motrën.

Rama: Ditën e parë kur të shkosh në shkollë do të presi taksia poshtë shtëpisë dhe do të të marrë e do të cojë e do të sjellë në shpi cdo ditë derisa të mbarish shkollën.

Duhet të bëjmë cmos të ngrihesh në këmbë, do sjellim edhe fizioterapistin që të nisësh stërvitjen. Dakord je?

Leo: Po.

Në këtë moment publiku ka duartrokutur gjestin e madh, madje kishte edhe nga ata që nuk i kanë mbajtur dot lotët e gëzimit. 

 

bb.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Uron Taulant Balla : 2018 “Një vit i rëndësishëm për...”
E fton në emision, Ardit Gjebrea i shpreh mirënjohjen Edi Ramës për gjestin human »
Article Logic
Execution time: 0.026678085327148
array(1) { ["section"]=> string(111) "rama-vishet-si-babagjyshi-dhe-i-ben-nje-surprize-te-pabesueshme-leos-se-paralizuar-perlotet-publiku-foto-105035" }