Rama: Visho Ajazi më kërkoi mbështetje, ja letra që më dërgoi

Publikuar tek: politike, më 22:11 14-11-2017 Rama: Visho Ajazi më kërkoi mbështetje, ja letra që më dërgoi

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dorëheqjen e kreut të SHISH, Visho Ajazi si dhe propozimin e tij për Ambasador të Shqipërisë në NATO.

Rama ka deklaruar në emisionin “Studio e Hapur” se disa kohë më parë Ajazi i kishte kërkuar mbështetje për një pozicion të rëndësishëm në NATO, por që nuk u përzgjodh. “Do ishte krenari”, tha kryeministri “Nëse një shqiptar do ishte zgjedhur për atë pozicion të rëndësishëm në Nato".

Lidhur me thashethemet për dorëheqjen e Ajazit për shkak të përplasjeve me Ramën, kryeministri tha se ish kreu i SHISH i dërgoi një letër të dorëheqjes që “është për t’u respektuar”, pasi aty shpjegon qartë pse dëshiron të largohet.

Pjesë nga intervista:

Visho Ajazi ka ardhur te unë dhe më ka kërkuar ta mbështes, për një detyrë në NATO, sepse NATO kishte një pozicion për mbrojtjen kibernetike. Një referencë nga qeveria shqiptare, dhe natyrisht erdhi ndërkohë që koha e tij ishte drejt përfundimit. Dhe ne i dhamë të gjithë mbështetijen. Natyrisht do të ishte krenari që një shqiptar, pavarësisht nga ka ardhur etjera, të merrte këtë pozicion të rëndësishëm në NATO, por nuk u përzgjodh nga konkursi.

Historia e largimit fillon më para, me iniciativën e tij. Unë nuk jam një kryeministër që do të ndjehesha mirë që drejtuesi i SHISH pasi të linte detyrën të dilte pa punë, rrugëve. Visho Ajazi më ka dërguar një letër dorëheqje që unë nuk e kam bërë publike. Një dorëheqje që është vërtet për t’u respektuar, duke e shpjeguar shumë qartë pse ai dëshiron të largohet.

Kam një detyrim si kryetar i kësaj qeverie që shefin e SHISH të mos mbetet një personazh rrugëve.

Article Logic
Execution time: 0.0073177814483643
array(1) { ["section"]=> string(65) "rama-visho-ajazi-me-kerkoi-mbeshtetje-ja-letra-qe-me-dergoi-99591" }