Rama: Vitin e kaluar për pak shkuam në luftë me Serbinë. Vuçiç: Do jem në krah të Ramës në Elbasan

Publikuar tek: politike, më 20:32 31-08-2015 Rama: Vitin e kaluar për pak shkuam në luftë me Serbinë. Vuçiç: Do jem në krah të Ramës në Elbasan

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë debatit televiziv me kryeministrin Aleksandër Vuçiç se vitin e kaluar të dyja vendet për pak shkuan në luftë për një top futbolli, duke ju referuar ndeshjes së tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Kryeministri serb, Vuçiç ka vlerësuar ftesën e Ramës për ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin e Elbasanit, ndërsa ka theksuar se me shumë mundësi do të jetë në “Elbasan Arena”.

“Dua të them që Rama më ka ftuar dhe nëse nuk do të kem ndonjë punë të madhe, do të shkoj në Elbasan. Unë me bluzen me ngjyrat e kuqe, blu dhe të bardhë, ndërsa Edi me bluzen kuq e zi”, ka thënë Vuçiç.

Lexo edhe: Vuçiç “kunjë” direkte Ramës: Ai është lider botëror, unë jam lokal

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026157855987549
array(1) { ["section"]=> string(101) "rama-vitin-e-kaluar-per-pak-shkuam-ne-lufte-me-serbine-vucic-do-jem-ne-krah-te-rames-ne-elbasan-19624" }