Që në orën 9.00 të mëngjesit, kombëtarja shqiptare që niset drejt Francës për Euro 2016, ka nisur një takim me kryeministrin e vendit Edi Rama.
Shefi i ekzekutivit ka shprehur dëshirën për të qenë pranë lojtarëve me një mesazh të fundit përpara nisjes së tyre nga vendi ku po qëndrojnë drejt aeroportit të Bergamos.
Siç raportojnë burimet nga takimi, takimi I kryeministrit me futbollistët ka kaluar mes batutash dhe të qeshurash.
Rama ka mbërritur dje në mbrëmje në rezidencën e tyre në Bergamo, në hotel “Ëinter Garden”. Dhe në faqen zyrtare të FSHF, është publikuar një foto e tij në tavolinë me Presidentin e Federatës Armando Duka, trajnerin De Biasi dhe stafin teknik. Sot paradite është duke zhvilluar takimin.
''Mirupafshim në Francë. Në përcjelljen e kuqezinjve për në finalet historike të Euro2016. Forca Shqipëria!'', shkruan Rama teksa publikon edhe një foto me kapitenin, Lorik Cana