Rama vizitë në Kinë, takim me presidentin dhe kryeministrin kinez, platformë bashkëpunimi në 10 fusha

Publikuar tek: politike, më 17:19 23-11-2015 Rama vizitë në Kinë, takim me presidentin dhe kryeministrin kinez, platformë bashkëpunimi në 10 fusha

Kryeministri Edi Rama u nis sot për një vizitë treditore në Republikën Popullore të Kinës, për të marrë pjesë në takimin e 4-t të nivelit të lartë në kuadër të nismës së bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore.

Zyra e shtypit e Kryeministrisë njofton se, kryeministri kinez Li Keqiang do të jetë mikpritësi i takimit të liderëve të EQL në Suzhou, me temë “Pikënisje e re, sfera të reja, vizion i ri”.

Takimi pritet të shënojë një moment të ri në këtë bashkëpunim. Në takim do të miratohen dy dokumente, mbi të cilat do të ndërtohet një platformë bashkëpunimi në 10 fusha, si dhe të planifikohen më shumë se 10 mekanizma bashkëpunimi.

Një takim i veçantë do të jetë edhe ai i liderëve të vendeve të EQL me Presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Gjatë kësaj vizitës, kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron do të zhvillojë një takim dypalësh me kryeministrin e Kinës Li Keqian

Takimi i 4-t i vendeve të Europës Qendrore e Lindore do të mbahet në Suzhou të Kinës në datat 24 dhe 25 nëntor. Në këtë takim do të marrin pjesë udhëheqës të 16 vendeve të rajonit, Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Çeki, Estoni, Hungari, Letoni, Lituani, Maqedoni, Mali i Zi, Poloni, Rumani, Serbi, Sllovaki dhe Slloveni.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fjalimi kontradiktor i Ramës: Jemi apo s’jemi të kërcënuar nga terrorizmi?
Bylykbashi dhe Balla në një zë: Shtyhet miratimi i “dekriminalizimit”, kërkohen konsultime »
Article Logic
Execution time: 0.021299123764038
array(1) { ["section"]=> string(105) "rama-vizite-ne-kine-takim-me-presidentin-dhe-kryeministrin-kinez-platforme-bashkepunimi-ne-10-fusha-26108" }