Rama ‘’zbarkon’’ me ministrat në Korçë, përuron dhe inspekton qendra komunitare

Publikuar tek: politike, më 20:37 31-01-2015 Rama ‘’zbarkon’’ me ministrat në Korçë, përuron dhe inspekton qendra komunitare Edi Rama ne Korce

 

Kryeministri Edi Rama ka ‘’zbarkuar’’ sot në Korçë me zv.kryeministrin Niko Peleshi dhe ministrat e tij, Sajmir Tahiri dhe Erjon Veliaj.

 

 

Së pari delegacioni qeveritar ishte në Qendrën Komunitare Ndërkulturore, një hapësire e re e cila i krijon komunitetit rom mundësi që të kryejë mbledhje, trajnime, apo edhe aktivitete sportive. Në përurimin e saj ishte kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj dhe koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Tiranë, Zineb Touimi - Benjelloun.

 

‘’Nëse kemi qenë këtu në Korçë në avangardë në përzgjedhjen e një përfaqësuesi të këtij komuniteti në listën e këshilltarëve të ardhshëm të Bashkisë,  ju siguroj që këtë shembull të Korçës do ta shtrijmë dhe në bashkitë e tjera, duke kërkuar që me përgjegjësi dhe ndershmëri të përzgjedhim përfaqësues të këtyre komuniteteve për të pasur një zë përfaqësues në këto këshilla që në zgjedhjet e ardhshme marrin një peshë të re shumë më të madhe, sepse ju e dini që tani nuk kemi afro 400 bashki dhe komuna, por vetëm 61 bashki në gjithë Shqipërinë”, u shprej Rama.

 

Ndërsa Koordinatorja Zineb Touimi-Benjelloun vlerësoi se ky program reflekton vlerat e Shqipërisë. ‘’Ky program reflekton vlerat që Shqipëria bashkëndan me Europën dhe siguron që asnjë anëtar i shoqërisë të mos mbetet prapa në lidhje me mundësitë për rritje dhe zhvillim. Ka mundësi të shumëfishta mbështetjeje dhe asistence për komunitetet rom“, tha Zineb Touimi-Benjelloun.

 

Kurse ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj renditi disa nga shumat e planifikuara për investime në këtë drejtim. “Në qoftë se çdo vit përqindja e buxhetit që do të shpenzohej për komunitetin rom dhe egjiptian do të shumëzohej për 6 vitet e planit të veprimit, shuma në total që qeveria shqiptare do të shpenzojë janë 15 milionë euro; Do të shpenzojë 6.5 milionë euro për punësimin, një fraksion çdo vit nga fondi i punësimit; 2.4 milionë euro në shëndetësi; 7 milionë euro në strehim dhe banesa sociale; 2.3 milionë euro në ndihmë ekonomike dhe 2 milionë euro në shërbime të tjera, si regjistrimin, integrimin apo asistencën ligjore”, deklaroi Veliaj.

 

 

Edi Rama ne nenstacionin e Zemblakut

 

Pas këtij inagurimi, Rama shkoi në Komisariatin e Policisë, së bashku me ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Artan Didi, ku përuroi Zyrën e Shërbimit Unik, ku përmblidhen të gjitha shërbimet që Policia e Shtetit ofron për qytetarët.

 

Në këtë zyrë shërbimet ofrohen të ndara në shërbime administrative dhe procedurale penale, ku shërbimi administrativ qytetarëve u ofrohet në 8 orë, ndërsa ai penal 24 orë. “Vetëm gjatë vitit 2014 aksesi i qytetarëve te Policia e Shtetit është dyfishuar. Në qoftë se në vitin 2013 ishin rreth 2 mijë qytetarë që njoftonin policinë për problemet e tyre, gjatë vitit 2014 janë mbi 5 mijë. Gjë që tregon besim të qytetarëve te Policia e Shtetit, por edhe lehtësi për të aksesuar shërbimin e policisë”, u shpreh Tahiri.

 

Në Korçë Rama ndoqi edhe ecurinë e punimeve në nënstacionin e Zemblakut. “Linjat 110 kV të jugut të Shqipërisë” . Brenda 3 vitesh duam të realizojmë një volum investimesh të atillë që të kompensojmë në kohë rekord një pjesë të konsiderueshme të boshllëkut njëzetvjeçar, që e katandisi sektorin strategjik të energjisë në një mal problemesh - duke lënë ende 80% të sistemit të kohës së elektrifikimit të Shqipërisë, çka sjell edhe këputjet e ndërprerjet vazhdueshme në mot të keq apo luhatjet e vazhdueshme të tensionit.’’, shkroi pak më parë në profilin e tij në ‘’Facebook’’ Rama.

 

Pas këtyre përurimeve Rama inspektoi punimet për ndërtimin e terreneve sportive në mjediset e Shkollës Bujqësore dhe të Agrobiznesit, në Shkollën “Demokracia’’ si dhe blloku i banimit nr.14.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD: Rruga në Pogradec ka nisur gjatë kohës së qeverisjes tonë
Ak protestë para Kuvendit: Deputetët të bëjnë testin e drogës »
Article Logic
Execution time: 0.031237840652466
array(1) { ["section"]=> string(79) "rama-zbarkon-me-ministrat-ne-korce-peruron-dhe-inspekton-qendra-komunitare-2040" }