Rama zgjedh ish- vartësen si këshilltare ekonomike, ishte folur për Andis Harasanin

Publikuar tek: politike, më 14:43 26-10-2015 Rama zgjedh ish- vartësen si këshilltare ekonomike, ishte folur për Andis Harasanin Belinda Ekonomi

Ka lënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është rikthyer në Shqipëri, për të punuar pranë kryeministrit Edi Rama si këshilltare e çështjeve ekonomike.

Bëhet fjalë për Belinda Ekonomin, e cila është vajza me të cilën Edi Rama ka punuar që në kohën që ka qenë ministër Kulture në kabinetin e Fatos Nanos në vitin 1999.

Por duket se gjërat kanë qenë të qarta dhe të thjeshta për vajzën që është marrë shumë me sistemin e taksave por edhe ekonominë. Deri në mars 2015 ajo ka qenë në SHBA dhe vetëm pak muaj më parë është emëruar këshilltare e kryeministrit.

Nga 2008 deri në 2010 ka punuar me Edi Ramën edhe në Bashkinë e Tiranës dhe më pas u shkëput për në SHBA. Ka qenë eksperte për buxhetin e bashkisë dhe procedura të tjera financiare.

Nuk do të kishte asgjë të çuditshme në karrierën e kësaj vajze e cila pasi pati eksperiencë administrative në Shqipëri dhe u shkëput kur Rama ishte në opozitë për të vazhduar në SHBA, nëse nuk do të kishte “thashetheme” korridoreve të kryeministrisë se vendin e këshilltarit ekonomik të Edi Ramës do ta zinte Andis Harasani, ish deputeti i PS, i cili dha dorëheqjen nga mandati dhe PS dhe shkoi me familjen në SHBA.

Kohët e fundit, ka pasur aktivizim dhe disa takime të Harasanit me Edi Ramën. Por duket se lajmet për akuza “off shore” e lista të parave në banka, dhe sugjerime ministrash, duket se kanë tërhequr Ramën nga vendimi për Harasanin, për të zgjedhur përfundimisht Belinda Ekonomin në postin e këshilltares ekonomike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shehi “pa doreza”: Ekzekutivi shqiptar nuk është byrek Korçe. Rama imitim i Konicës, Basha në kat të dytë, Meta oportunist i vjetër
Ministria i përgjigjet akuzave të PD-së: Konçesioni për hekurudhën ligjor dhe i hapur »
Article Logic
Execution time: 0.015166997909546
array(1) { ["section"]=> string(87) "rama-zgjedh-ish-vartesen-si-keshilltare-ekonomike-ishte-folur-per-andis-harasanin-24000" }