Rama zgjedh një foto dite tejet provokuese

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:30 07-06-2017 Rama zgjedh një foto dite tejet provokuese

Kryeministri Rama gjatë një takimi dje në Has është ndjekur dhe nga simpatizantë të Partisë Demokratike.

 Në fund ai nuk ka ngurruar t’i përshëndeste duke ngritur dy gishtat , një simbol ky i përhershëm i Partisë Demokratike. Për ironi këto zgjedhje numri dy përfaqëson Partinë Socialiste në fletën e votimit.

Mbështetësit e Partisë Demokratike si rrallëherë kishin dalë në ballkon duke dëgjuar fjalimin e kryeministrit dhe me duar bënin numrin 6, numrin e tyre në fletën e votimit.

Por kryeministri ka dashur të jetë “miqësor” me ta duke ngritur lart dy gishtat e duke i ftuar kështu të votojnë Partinë Socialiste.

Foton e ka zgjedhur si “fote dite” në llogarinë e tij në Facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070400238037109
array(1) { ["section"]=> string(48) "rama-zgjedh-nje-foto-dite-tejet-provokuese-81570" }