“Rama zgjodhi ngjyrën mavi prej këshilltarit të tij, ishte tifoz i ekipit anglez”

Publikuar tek: politike, më 22:38 18-02-2016 “Rama zgjodhi ngjyrën mavi prej këshilltarit të tij, ishte tifoz i ekipit anglez”

Deputeti Ben Blushi ka treguar “prapaskenat” e ndryshimit të ngjyrës me të cilën përfaqësohet Partia Socialiste, nga rozë në mavi.

I ftuar në emisionin “Të Paeskpozuarit” në Ora News, Blushi tha se ka qenë këshilltari Alastair Campbell, ai që e ka bindur Ramën të përzgjedhë ngjyrën mavi. Arsyeja sipas Blushit është e thjeshtë, Campbell është tifoz i ekipit anglez të Burnley, që fanellën e tij e ka ngjyrën mavi apo vjollcë e thënë ndryshe.

“Unë kam konstatuar se askush nuk ka kundërshtuar një dokument që kam shpërndarë në grupin parlamentar, është shkelur Kushtetuta e PS, ka 51 nene, në vlerësimin tim por duhet të jenë edhe më shumë 15- 16 janë të shkulura në rend, një mandat 4 vjeçar është bërë 7 vjeçar zgjedhje para 3 vjetësh, fakti që 3 vitet e fundit asnjë forum nuk mblidhet, PS ka forume si Parlamenti i Shqipërisë, PS ka parlamentin e vet, nuk mblidhet ka 3 vjet. Në 3 vjet është mbledhur vetëm 1 herë Kryesia e PS që është njësoj si qeveria, me rregull duhet të mblidhen. Deri te ndryshimet më ekzotike, e dini pse PS e ndryshoi ngjyrën e vet nga e kuqe në mavi? Për shkak se Edi Rama para 4 vjetësh mori një këshilltar të huaj dhe mirë bëri, dhe ky qëlloi që ishte tifoz i një ekipi futbolli Bernli, dhe ekipi i Bernlit ka fanellë mavi, kjo më kujton një film me Marlon Brando “Quemada” kishte dhe një emër fabrikuesi i kryengritjeve, ishte hisotria e një të bardhi, një diplomati i cili u çua nga Britania në këtë ishull për të ndryshuar pushtetin për tregtinë e bananeve, për t’ja marrë ndikimit protugez. Ça bëri, provokoi kryengritje, gjeti një djalë lokal, e mësoi si të fliste ca ngjyre fjalimi të bënte, ishulli kaloi në kryengritje dhe këta e morën pushtetin, vjen një njeri dhe bind Edi Ramën që ngjyrën ta bëjë mavi. Si nesër të vij një japonez dhe ti thotë që ndërro flamurin e Shqipërisë, në krahasim është njësoj. Dhe këtë nuk e sajoj unë, nuk tregoj fundin e filmit, është serioze kjo që PS ka marrë ngjyrën e fanellës të një ekipi anglez të kategorisë së dytë. Këtë nuk po e sajoj, këtë e shkuan këshilltari i Ramës në kujtimet e veta, sigurisht që tallet, edhe unë do të kisha qef të isha kaq ekzotik. Nuk do ta bëja se është tallje, ka gjetur një njeri si Edi Rama që e bën këtë. Pra deri këtu ka ardhur puna, kjo është një nga shkeljet, të ndërrosh simbolin e një partie, ka një normë, ka një rregull, flamuri nuk ndërrohet, ndërrrohen pikëpamjet por jo flamuri”, tha ndër të tjera Blushi.

Intervista

Rakipi: Ky ishte raporti filmik, dy zonja të rëndësishme ikona Arta Dade ikonë politike e PS po edhe ikona akademike të rëndësishme të dyja, Moza Hafizi komentuan për raportin tonë filmik. Pra në këtë rrugëtim tuajin të shkurtër të fundit të ditëve të fundit, ju keni thënë: Kush qeveris Rilindja apo PS në fakt ju thoni se ka qeverisur rilindja unë mendoj që biseda jonë duhet të nisë këtu, deri tani ka qeverisur rilindja dhe jo PS. Artistikisht jeni shkrimtar i zoti ne duhet tu themi njerëzve çdo të thotë kjo.

Blushi: Së pari të falenderoj që më ke ftuar dhe dua ta filloj duke falendurar znj. Dade dhe Hafizi, dy sociliste tipike të cilat ma bëjnë këtë kauzë më të lehtë dhe në fakt nuk po më mbështesin mua por rregullin, të drejtën, këtu i ftoj socialistët qofshin deputetë apo anëtarë të thjeshtë, të mbështesin rreugullin, normën, arsyen për të kaluar te pyetja e vërtetë, kam një vit, dy vjet që them. Nuk po qeveris PS, por rilindja. Pse jam i detyruar ti ndja, kemi bërë fushatë me të njëjtin flamur, rilindja ka qenë motivi, refreni i fushatës sonë, i premtuam Shqipërisë rilindjen në të gjitha fushat, fatkeqësisht nuk po e arrijmë dot, se e kemi motivuar Shqipërinë, brezin e ri, si dhamë një model pasioni, norme drejtësie, nuk i dhamë arsye një pjese të madhe shqiptarësh që të mos emigrojnë, nuk ndihmuam dot shtresat në nevojë, nuk vumë dot barazi, rregull, duke u menduar kam konstatuar se për fat të keq ky debat brenda PS i ka rrënjët në këtë mentalitet, grup njerëzish pa rreugll. E ka marrë peng PS për arsye se nuk janë legjitime, nuk do të jenë të pranueshme për mua, s’do pranoj kurrë që PS të kthehet në biznes privat, dua që shqiptarët që të kuptojnë se asnjë grupi që hyjnë vullnetarisht nuk u pëlqen norma dhe një biznesi privat, në biznes puëntorët nuk kanë mundësi të zgjedhin pronarin. Pronari punëson, i merr në punë. Partitë nuk mund të jenë biznes, janë shoqëri aksionere ku një nuëmr anëtarësh zgjedhin administratorin dhe kur ai nuk punon kanë të drejtë ta heqin, kjo normë bën diferencën mes një prone private dhe publike. PS ku unë kam hyrë është një pronë publike po luftojmë të jetë e tillë, s’po luftoj për karrierën time është për ti dhënë mundësinë shqiptarëve, po ti shkoja rregullave të karrierës së rilindjes kisha rrugë të thjeshë, më besoni, po e bëj këtë betejë që PS të mbetet pronë publike.

 PS parti e pushtuar, e mbërthyer në duart e një njeriu

Rakipi: Nga ajo që kujtojmë është që një grup jo një bandë ka marrë peng PS, ka marrë peng edhe një emër rilindje, një emër prestigjoz ky. Kanë marrë refrenin jo këngën, drejton jetën, Shqipërinë, vendin, pra është ky grup që mban peng edhe PS, një parti të madhe.

Blushi: PS sot është një parti e pushtuar, ta them pse sepse pushtimi është pa rregull, nuk ka zgjedhje nuk kam mbledhje, kolegjalitet, nuk ka forume, kam arsye të them pavarësisht se nuk do të doja që të arrija në këtë fjalor, PS është e pushtuar, në të cilën për interesa pushteti po eleminohet gjithë partia duke e kthyer në partinë e një njeriu, kam hyrë në një parti tjetër, ku kam hyrë unë dhe shumë të tjerë.

Rilindja, grup njerëzish që BE-SHBA u kërkoi dekriminalizimin

Rakipi: Me këtë që thoni ju i shkon për shtat një frazë e Edi Ramës, para disa ditësh tha se qeveria po e nderon PS me këtë frazë, duket sikur partia  është tjetër, qeveria tjetër.

 Blushi: Kam pikëpamje tjetër, që mos zgjatemi shumë në këtë pikë, rilindja prej një grup njerëzish që po qeverisin të cilëve Bashkimi Europian dhe SHBA u kërkoi dekriminalizimin se futën në parti dhe parlament njerëz me rekorde kriminale, për cilat arsye për të mbledhur më shumë vota, nuk ishte vetëm kjo, ishte vetëm fillimi, u futën në PS me metodën e rilindjes, pa rreugll, jashtë çdo zgjedhje për të dominuar ekonominë e Shqipërisë, nëse PS rrëzohet vazhdon të jetë kjo parti që s’duhet të jetë sot sigurisht që do vuaj ekonomia e vendit.

Rakipi: Ju thoni se është pushtuar nga hajduti.

 Blushi: Interes i pastër pushteti për të dominuar interesa ekonomike padyshim, kjo po ndodh.

Rama ka frikë nga zgjedhjet, shkak pakënaqësia që ka krijuar në tre vjet

 Rakipi: Duket se qeveria e Ramës duket si qeveri teknike, fare pak përfaques. Dje në mënyrë të çuditshme largoi Ministrin e Financave, duhet të kërkosh me lupë që të gjesh të tjerë, kjo duket si qeveri teknike, njerëz të thërritur nga jashtë. Sot u bë parlament gjithë dita, Kryeministri nuk u shqetësua asnjë çast që Ministri i Financave nuk është më. Ai nuk hoqi një Ministër të Sporteve, largoi një Ministër të rëndësishëm. Ministri i Financave ikën kur ikën Kryeministri, shumë e çuditshme, duket se me lehtësi më të madhe ndodhi ky proçes.

Blushi: Mungea e rregullit dhe kontrollit të bën të papërgjegjshëm, mendon se mund të bësh çtë duash se nuk ke kontroll parlamentar brenda partisë dhe as kontroll nga opinioni publik, prandaj ekziston kontrata, rregullat kushtetuese që bëjnë mes njëri-tjetrit bizneset, njerëzit.

Rakipi: Sa përfaqësohet PS, se kur themi që ka qeverisur rilindja do të thotë që PS nuk qe.

Blushi: Një arsye që po arrijmë në një krizë besimi, ti s’bën zgjedhje, krizë e pastër, njeriu që qeveris e shfrytëzoi partinë për të ardhur në pushtet për të numëruar votat, ka krijuar pakënaqësi te anëtarësia, eleminon zgjedhjet për të mos matur pakënaqësinë. Edi Rama po eleminon zgjedhjet për arsye të pakënaqësisë, pjesa dërmuese e anëtarëve të PS, nuk është puna që janë pa punë, është e qartë që janë pa punë por janë të papërfaqësuar dhe nuk po përfitojnë punësim, që ishte detyrim sidoqoftë, nuk po përfitojnë nga të mirat e mirëqënies që PS premtoi, balancim taksash, më shumë mbështetje për të varfërit. Kjo është arsyeja që nuk ka zgjedhje, Rama i frikësohet pakënaqësisë që ka krijuar këto 3 vjet, nuk është kapriço, është paranojë.

Pushtetin e merr partia, dhe partia mendon se duhet të ndryshojë kryetarin e ndryshon

Rakipi: Hafizi tha që pjesa dërmuese e grupit të PS mendon si Blushi, pse nuk identifikohen ata?

Blushi: Kjo nuk është e nevojsme, do të ishte mirë që shoqëria të ishte më e lire, më e hapur që njerëzit të kishin më shumë hapësirë, mungesë çensure direkt apo indirekt për të folur hapur, por mbështetja tregohet me votë, kërkoj të dëshmojmë sesa mbështetet projekti që na qeveris apo sa partia kërkon të mbështesë një projekt tjetër. Nuk është një sajesë e imja, kjo ka ndodhur në PS, viti 2003 kur Rama kërkoi të kandidonte, përballë Kryeministrit dhe Kryetarit të partisë megjithëse ishte në shkelje të statutit. Kishte një kriter, duhet të kishte një numër firmash për të kandiduar, Edi Rama u qa aq shumë sa ja dhanë edhe u fut në garë duke pasur këtë standard para 13 vjetësh që e zhvillojnë çdo parti normale në planet, nuk e di rastin e Kubës apo Koresë së Jugut apo Kinës, edhe Kina zhvillon zgjedhje, të gjitha bëjnë zgjedhje periodike, se pushtetin nuk e merr 1 njeri por 1 partia, kur partia mendon se duhet të ndryshojë kryetarin e ndryshon, kur nuk jep garancitë e duhura, apo kur nuk qeveris siç duhet, programi i partisë e e heq, prandaj janë sanksionuar.

Rama ndryshoi ngjyrën e partisë, njësoj si Shqipëria të ndërrojë flamurin

Rakipi: Për të qenë i thjeshtë për shkruesit e gjithë niveleve, do kalojmë në një pikë se në pamje të parë është interesante për shikusit, problemet që keni ngritur. A mund të qartësojmë në mënyrë të thjeshtëzuar çfarë ka ndodhur me këto shkelje statutore, ju vini re se ka shkelje të rëndësishme, çfarë ka shkelur Rama?

Blushi: Unë kam konstatuar se askush nuk ka kundërshtuar një dokument që kam shpërndarë në grupin parlamentar, është shkelur Kushtetuta e PS, ka 51 nene, në vlerësimin tim por duhet të jenë edhe më shumë 15- 16 janë të shkulura në rend, një mandat 4 vjeçar është bërë 7 vjeçar zgjedhje para 3 vjetësh, fakti që 3 vitet e fundit asnjë forum nuk mblidhet, PS ka forume si Parlamenti i Shqipërisë, PS ka parlamentin e vet, nuk mblidhet ka 3 vjet. Në 3 vjet është mbledhur vetëm 1 herë Kryesia e PS që është njësoj si qeveria, me rregull duhet të mblidhen. Deri te ndryshimet më ekzotike, e dini pse PS e ndryshoi ngjyrën e vet nga e kuqe në mavi? Për shkak se Edi Rama para 4 vjetësh mori një këshilltar të huaj dhe mirë bëri, dhe ky qëlloi që ishte tifoz i një ekipi futbolli Bernli, dhe ekipi i Bernlit ka fanellë mavi, kjo më kujton një film me Marlon Brando “Quemada” kishte dhe një emër fabrikuesi i kryengritjeve, ishte hisotria e një të bardhi, një diplomati i cili u çua nga Britania në këtë ishull për të ndryshuar pushtetin për tregtinë e bananeve, për t’ja marrë ndikimit protugez. Ça bëri, provokoi kryengritje, gjeti një djalë lokal, e mësoi si të fliste ca ngjyre fjalimi të bënte, ishulli kaloi në kryengritje dhe këta e morën pushtetin, vjen një njeri dhe bind Edi Ramën që ngjyrën ta bëjë mavi. Si nesër të vij një japonez dhe ti thotë që ndërro flamurin e Shqipërisë, në krahasim është njësoj. Dhe këtë nuk e sajoj unë, nuk tregoj fundin e filmit, është serioze kjo që PS ka marrë ngjyrën e fanellës të një ekipi anglez të kategorisë së dytë. Këtë nuk po e sajoj, këtë e shkuan këshilltari i Ramës në kujtimet e veta, sigurisht që tallet, edhe unë do të kisha qef të isha kaq ekzotik. Nuk do ta bëja se është tallje, ka gjetur një njeri si Edi Rama që e bën këtë. Pra deri këtu ka ardhur puna, kjo është një nga shkeljet, të ndërrosh simbolin e një partie, ka një normë, ka një rregull, flamuri nuk ndërrohet, ndërrrohen pikëpamjet por jo flamuri.

Rama kërkon ta kthejë PS në biznes privat, të pakontrolluar

 Rakipi: Përse mendoni, përveç faktit për tu mbrojtur këto shkelje sistematike?

Blushi: Kërkon një biznes të pakontrolluar brenda PS, pushtet të pakontrolluar për ta kthyer në biznes privat, e kam bindje PS nëse vazhdon në këtë formë është biznes privat i pakontrolluar, për të kontrolluar psuhetin në Shqipëri sa më gjatë, jashtë çdo lloj kontrolli partiak parlamentar më vonë edhe ligjor, autokracitë nuk kanë lindur në një ditë, ka pasur proces.

Rakipi: Edi Rama mbrohet duke thënë se ka marrë 1 milion vota, duke përdorur statutin laburist, Arta Dade thotë se votat e PS nuk janë vota vetëm të Edi Ramës, janë të Blushit, të Dades, të Ruçit.

 Blushi: Kemi marrë 1 milion vota si koalicion afërsisht 40 parti, ju mendoni se nëse kanë qenë 40 parti këto 39 të tjera kanë votuar që Edi Rama të jetë kryetar i PS? Jo ato kanë votuar secili për partinë e tyre, Edi Rama del një ditë e thotë me kanë votuar 39 parti të tjera, PS s’duhet të më votojë se më kanë votuar 39 parti, është deformim i konceptit të parlamentarizmit të thuash se zgjedhjet i fiton një njeri. I  fiton një  parti, zgjedhjet nuk i ka fituar Edi Rama por partia me koalicionin e vet, kushdo që e konfondon, deformon thelbin e sistemit tonë.

Nuk e çoj dot në gjykatë PS, nuk është etike

 Rakipi: Z.Blushi ka mesazhe të panumërta, ka një Pyetje, këto janë shkelje ligjore dhe përse thuhet, Blushi nuk i drejtohet gjykatës për këto shkelje?

 Blushi: Cilës gjykatë? Ka një mudnësi e cila po konsumohet për shkak se PS prej 10 vjetësh apo më shumë ka ndërtuar një gjykatë të brendshme, gjykatë brenda partisë kur konstaton se të shkelet e drejta, apelon pranë kësaj gjykate, nuk jep dënime por bën interpretim, nuk ka partia polici, ushtri, burg, tatim-taksa apo shkolla, partitë nuk kanë por ka një Komision që quhet Komisioni i Garancive Statutore, po konsumohet e drejta e një numri anëtarësh për të apeluar, shprehur që Komisioni të japë të drejtë, të thotë se janë shkelje dhe duhet të shkojmë në zgjedhje. Sa i takon gjykatës ka një nuëmr juristësh të arsyeshëm në këtë vend që pretendojnë sa kohë partitë janë regjistruar në gjykatë, gjykata është garanci. Ka një nuër juristësh që pretendojnë se mund të apelohet në gjykatë nëse e kam këtë drejtë, apo një numër anëtarësh, nuk kam ndërmend ta bëj për arsye morale apo etike, nuk dua ta çoj partinë time në gjykatë edhe nëse e gëzoj me ligj nuk e çoj dot PS në gjykatë. Nuk është etike.

Rama po fut në zgjedhje gjithë partinë, përveç vetes 

Rakipi: Rama thotë që ka klauzola që e lejojnë kandidimin e Ben Blushit.

Blushi: Nuk ka asnjë klauzolë, është lojë fjalësh, norma jonë ka në klauzolë që thotë çdo 4 vjet ka zgjedhje dhe kjo është e zeza mbi të bardhë, çdo abuzim tjetër ëshë një gafë mendjelehtësi ose hile, janë të tëra bashkë.Po fut në zgjedhje gjithë partinë nga anëtari më i thjeshtë përveç vetes, kjo është çudi, nëse nuk duhet të zgjidhet Edi Rama pse duhet të zgjidhet ai, përse këta zgjidhen përmes konkurimit.

Rakipi: Saliu e ka bërë.

Blushi: Të bëhen 2 Sali?

Rakipi: Është folur për një pakt mes jush para vitit 2009 për të këmbyer PS, si  Tony Blair me Gordon Brawn.

Modeli laburist dokrra, PS po më mohon të drejtën e kandidimit

Blushi: Ne kemi bërë shumë biseda deri para pak kohësh, politike dhe për shumë vjet kemi ndarë pikpamje të përbashkëta, derisa Edi Ramës i erdhi mundësia të provonte se pikpamjet që besonim bashkërisht i besonte realisht, kjo nuk ndodhi, sepse ne kemi folur për parti të hapur, ku ka konkurencë, ku njerëzit vinë me dëshirë, ku nuk cënohet e drejta e askujt. Ai po bën të kundërtën, kemi folur për një të majtë e cila mbështet të varfërit, shtresat në nevojë, krijon drejtësi, barazi, Edi Rama nuk po i bën, po e merr pushtetin nga shteti dhe po ja delegon privatit, s’kam asgjë personale, s’jam dakord, me këtë deformim dhe kjo është biseda që kemi bërë. Rama ka tradhëtuar pikëpamjet që kemi pasur jo mua, se quaj tradhëti mbi të cilat kemi ndërtuar këtë projekt që na ka sjellë në pushtet, Bair Bown, dua ta konsumoj ça ka ndodhur, Toni Blair fitoi zgjedhjet 3 herë rresht e ktheu partinë laburiste angleze Thecer post Thecer gati 4 mandate e ktheu në pushtet, dhe pasi kishte fituar zgjedhjet herën e tretë e la mandatin në mes si Kryeministër dhe kryetar partie, pse e la? Sepse partia i tha ti nuk na jep garanci se në zgjedhjet e ardhshme fitojmë prandja iku. Toni nuk doli të thoshte kush janë këta që më thonë të iki kur kam fituar zgjeshjet? Edhe ky shembull rrëzon gjithë këto dokrra që thonë i shkojmë modelit laburist, ai e dorëzoi nuk kishte nevojë të futej në këtë krizë. Partia, njerëzit e përgjegjshëm nuk mendojnë vetëm për veten e vet, nuk po kërkoj dorëzim po kërkoj zgjedhje, PS po më mohon mua të drejtën e zgjedhjes dhe kandidimit, është elementare.

Po të kishte këtë proporcion emigrimi në Francë-Itali, do ishin ndërruar 3-4 qeveri

Blushi: Kemi biseduar për një projekt që të iluminonte Shqipërinë, kemi folur për ide, si ti japim pak më shumë shpresë këtij vendi, shpresa apo frymëzimi që u krijua nga zgjedhjet është venitur, është djerrur, sepse është e matshme, matet me dëshpërimin, depresionin, papunësinë, varfërinë, cënimin e interesit publik. Emigracioni, po vij nga një debat në palament për emigracionin, e ndalim dot hemoragjinë sociale sot? Ça tha Rama, edhe gjermanët emigrojnë, edhe italianët. Natyrisht edhe ata emigrojnë, por askush në masën tonë.  Emigracioni jonë, Italia në vitin 2015 të kishte humbur qytetin e Milanos, një qytet me 100 mijë banorë, Fier-Elbasan, kemi një qytet më pak, sikur kjo të kishte ndodhur në Itali apo në Francë në këtë proporcion, do të ishin rrëzuar 3-4 qeveri, është cinike ti thoni shqiptarëve që edhe italianët emigrojnë.

Rakipi: Zoti.Blushi, të gjitha tezat tuaja, cënimi i statutit, Rama në këto 3 vjet, a mund ti themi shqiptarëve pse Ben Blushi e bën ndryshe PS dhe qeverisjen, çfarë do bëni ndryshe nga Rama?  Pothuajse nuk ka qeverisur, pse e bën ndryshe ti?

 Blushi: Të falenderoj që më pyetët, e zëmë se ka zgjedhje, e zëmë se do të ketë pse duhet PS të votojnë për mua? Për 2 arsye, përgjatë këtyre 30 ditëve që kanë mbetur deri në Kongres, ka apo nuk ka kandidim, kjo nuk është çështje e PS është themelore, nuk mund të kemi një vend demokratik, nëse në partitë politike nuk ka demokraci. Kjo betejë nuk është e imja personale është e gjithë shqiptarëve dy shtylla: e para ça fytyre do ti jap PS, në funksionimine saj dhe ka mbetur jashtë kohe, PS ka funksionuar më mirë se të tjerat në vite por ka nevojë për modernizim, kam projekt modernizues, e para, zgjedhje paraprake brenda partisë siç ndodh në Itali, në Francë, ka primare, zgjedhje paraprake brenda partisë për Kryeministër dhe të kryetarëve të Bashkive, ka disa kandidatë, mund të ketë zgjedhje paraprake, s’ka pse ti emërojë vetëm një njeri. Populli socialist, anëtarësia socialiste apo më gjerë e hapur të votojnë paraprakisht për Kryeministrin apo kryetarëve të Bashkive, është spektakël demokracie. Ne kemi nevojë ta hapim vendin tonë, po e mbyllëm kjo do të na marrë frymën, e mbylli Saliu tani vjen Rama na zë frymën, nuk duhet liria dhe demokracia. Modernizimi i partisë.

Blushi: Në PS dua të fus një norme etike, nuk ka financim anonim

Rakipi:Në vitin 2008 u ndryshua Kushtetuta dhe u ndryshua në mënyrën më antidemokratike, e mbështetën demokratët, në fakt zërat që e kundërshtuan ishin të paktë edhe ju se kundërshtuat.

Blushi: Nuk mendoj që deformimet që kanë ardhur më pas kanë ardhur për ndryshimin e Kushtetutës. Kriminelët vinë në parlament kur ai që i fut nuk ka raport koshience me veten e vet. Ça bëmë në 2008, nga zgjedhje direkte në zgjedhje proporcionale, kriminelin e fut si në mazhoritar, si në proporcional, është argument i dobët që forcoi edhe kryetarët e partive ndryshimet, kryetarët. E dini ju nga se financohen partitë në Shqipëri, transparencë financiare, e di ti kush janë investimet më të mëdha në 7 vitet e fundit, fushatat zgjedhore, asnjë investim i huaj apo të flas për 3 vitet e fundit, nuk ka investuar më shumë para se partitë politike të 2013. 20 ml euro, 30 mln euro që hap vende pune, rrugë, impiante, makina, fushata zgjedhore sipas të gjitha gjasave ka kapërcyer, 20-30-40 milion euro, nga dalin këto para? Ky është thelbi i çështjes. Këta që BE u kërkon të pastrojnë parlamentin, këta nuk vinë vetëm, këta vinë me para, këto para janë të zeza, droge, prostitucioni, rrëmbimesh, grabitje. Si ka mundësi që këto para të futen në buxhete, pse duhet ta bëjmë këtë gjë?

Rakipi: Ju po thoni se partitë kanë bërë fushatë me para të krimit?

Blushi: Nuk deklarojnë financat, nëse më jep 100 mijë lekë unë s’kam frikë ti deklaroj, nëse ti më jep  500 mijë euro, ka pasur njërëz që kanë thënë që i kam dhënë 500 mijë euro, s’dua të dyshoj, ajo që propozoj është që financat e Partisë Socialiste të deklarohen, donacionet të deklarohen, 1 herë në vit të deklarohet buxheti i partisë. Ky është buxhet publik, nuk ke nevojë të jesh i pasur, nëse partitë janë transparente, shumicën e donancioneve nga anëtarësia kjo të mjafton, ne nuk jemi 300 mln banor si SHBA, ne jemi 3 milion. Nëse ka rregull, s’ka nevojë të fusim njerëz të dyshimtë, shqiptarët do besojnë, po kthehemi në piramida politike. Dua të fus një normë etike ose rregull, sipas të cilës nuk ka financim anonim, ka financim të deklaruar. Të gjitha janë anonime, sipas të cilit financimi i dikujt nuk kalon në asnjë rast 5 për qind të parave të ardhura nga kuotat e partisë, donancionet e anëtarësisë.

Propozimet do ti formalizoj, Kryetari duhet të ketë dy mandate

Blushi: Parimi i laboristëve anglezë, se nuk është i  imi, e di si e zgjedhin grupin parlamentar, fusin sindiakatat në parti. Kryeminsitri i jonë është i vetmi në botë që thotë nuk kemi sindikata, kë mbrojmë ne? Mbrojmë shumë të pasurit apo edhe punëtorët, duhet mbrojtur punëtorët, sindikatat të kenë votën dhe kuotën e tyre brenda PS. Kufizimi i mandateve, jam për një kufizim, mos ketë kryetar më shumë se 2 mandate, s’ka pse të ketë, për mua duhet të ketë 2 mandate. Të ketë një parim të qartë në statut për të mos pranuar në parti ata që quhen me rekorde krimninale, kjo joshja s’ka të mbaruar, barrierë e dekriminalizimit është partia, duhet të jetë e qartë për të mos futur njerëz me rekorde kriminale. S’duhet të pranohet një njeri që është marrë me prostitucion, rrëmbim, krim. E drejta e zgjedhjes nuk i mohoet askujt, asnjë mandat për biznesmenë të mëdhenj, në grupin tonë ishin 9 nga 10 njerëzit më të pasur në parlament, ka një paradoks. S’mund të jetë shumë i pasur nëse ne themi se do të rrisim taksat, pse vijnë te ne? Për favore, konflikt interesash. E fundit, dua të fus në statut nëse do të pranohet se çfarë raporti ka e drejta publike me interesin privat. Debate në Angli, lideri i ri që fitoi zgjedhjet është kryetar opozite kërkon të shtetëzojë hekurudhat se ai thotë, ditën që Theçeri i privatizoi, transporti është bërë i shtrenjtë, do ti tkthejë mbrapsht që transporti të jetë i lirë, kanë disa parime partitë e majta që nuk mund ti ndajnë.

Rakipi: Edi Rama po i ndan të gjitha.

Blushi: Papajtueshmëri mandatesh, që jo çdo njeri të bëjë çdua unë, jo çdo njeri mund të ketë 2, 3, 4, 5 mandate, kështu rrethohet në një dorë njerëzish, besoj në javët që vijnë, i thashë sot për herë të parë në këtë studio, do i kthej në propozime për ti përfshirë në statut, do ti jap në mënyrë formale zyrtare, Kongresi nuk voton për të mos votuar por mund të votojë edhe për disa parime.

 Rakipi: Ju nuk shkoni thjesht për kandidim por për një reformë.

Blushi: U kërkoj të votojnë për idetë apo kundër ideve të mia, nuk dua mandat personal, nuk është çështje pushteti as karriere, partitë tona janë si pasqyrat. Nëse tjetra deformohet bëhet edhe tjetra modeli autokratik, edhe banditesk i Saliut në 1992-1997, pra të gjitha pushtetet në një dorë, kush më kundërshton nuk ka zgjejhde në parti, ku shkoi Shqipëria? Shkoi në rrënim, sepse PD u kthye partia e një njeriu, kush prodhoi ’97? Autokracia e Sali Berishës.

Rakipi: Ju dukeni një agresion i vërtetë, duket mjaft e vështirë.

Blushi: Nëse PS më mbyll derën dhe kthehet në autokraci, jam i gatshëm ta paguaj këtë çmim.

Rakipi: Mandati duhet të kufizohet?

Blushi: Duhet të kufizohet në 2 mandate.

Rakipi: Statuti i PS, kur Nano e kryesonte këtë parti kemi parë liri.

 Nëse s’ka zgjedhje, s’ka metër. Ky është ndryshimi im me Edi Ramën

 Blushi: E mbani mend Kongresin ‘ 99, ishte hera e parë që numëroheshin votat në TV, nuk ishte më e pasur, nuk kishte klasë kaq të konsoliduar por kishte shkëndijë demokracie, kemi qenë të varfër se s’kemi pasur liri, Europa është ndërtuar me liri për të menduar dhe për të kundërshtuar, ne nuk mund të bëjmë hapa mbrapa. Ne nuk na ka munguar deti, dielli, uji nafta, kemi më shumë se kushdo në Europë. Era, mineralet,tokat, kemi male, kemi pasurinë tonë, na ka munduar qeverisja e mirë dhe liria. Nuk jam optimist  një nga keqardhjet që kam, nuk do të doja që ky debat që po bëj dhe që po bëjnë me mua të ishte kaq antagonist, jam koshient dhe i keqardhur që debati në disa raste është bërë antagonist, një debat normal, ku unë kam disa propozime si është më  e besueshme transparente, si të qeveriset Shqipëria pak më mirë. Ka shkuar debati në këtë pikë për shkak të hermeticitetit, mos fol për qeverinë, s’ke të drejtë të kandidosh kam marrë 1 milion vota, del gjysma e qeverisë dhe merret me mua, kush kundërshton partinë shpallet armik, për këtë s’jam fare optimist, do të doja një Kongres spektakolar, këtë bëjnë laboristët, e kanë me detyrim të mbledhin partinë në Kongres 1 herë në vit për taksat, raporti me tregun, ndihma ekonomike, shtresën e mesme të varfrit, të ndihmojë. Këto e mbajnë partinë  të besueshme, këtë do të doja, do të jetë Kongres antagonist, si ato luftarak të Partistë Komuniste, që ishte urra, duartrokitje e madhe, suksese të regjistruara dhe populli që sheh. Po mirë këta vërtetë besojnë se jemi më mirë, nuk e besoj.

 Rakipi: Ju denoncuat, financimin e partive në fushatën elektorale.

Blushi: Këtë po them, s’dua të ndodhi më, dyshimi është qenia në vetvete një qenie që nuk dyshon, vetëm kafsha nuk dyshon, ne jemi dyshuese, sepse dyshojmë, mendojmë dhe e përmirësojmë, nëse ndryshon, je pesimit, e di që s’ka për të ndodhur këtë herë, por ky debat ka një sens, kjo parti mund ta mbylli derën për 5 ,10 vjet, por ky infeksion pozitiv për më shumë liri, diçka do të prodhojë. Është e sigurtë, do ti vërë partitë përballë kontrastit me opionin publik, publiku nuk është se nuk mendon se janë antidemokratike, kur i pyet thonë ata kanë shkaktuar valën emigratore, pse ikën shqiptarët, ikën nga komunizmi, ikën në ‘97, 2003, 2013.

Rakipi: Unë besoj në integritetin tuaj, shumë njerëz thonë….

Blushi: Njerëzit kanë arsye të dyshojnë, mirë bëjnë, dyshojnë nëse do të flisja kështu po të isha si ty, i kam pasur këto gjëra, mund ti kem pasur përpara kohe, kemi pasur një klasë politike që u ndërrua në 1991, shumë prej nesh morën punë që nuk duhet ti merrnin, në këtë kategori hyj edhe unë, për fat të mirë të partisë që ma dha mundësinë. Kanë arsye të dyshojnë njerëzit, bilanci im flet ndryshe, personal, në vitin 2003 e kam thënë këtë gjë dhe është bezdi, kam qenë anëtar qeverie në 2004-2005, kam shkuar i kam kërkuar Kryeministrit dorëheqjen sepse mendova se në atë rrugë që kishim nisur nuk shkonim në fitore në 2005, mendoni se kjo ndodh sot? Sot dalin Ministra pa pikë droje më thonë mua pse dua të kandidoj, ky është bilanci im, është projekt në tavolinë, dua ta mas me metrin e zgjedhjeve të lira në PS. Nëse s’ka zgjedhje, s’ka metër.  Jam në një moshë që mendoj për çfarë po e përdorim pushtetin, edhe për shqiptarët s’ka rëndësi kush është në pushtet por si po e përdorin atë, është një mjet për të arritur një qëllim, demokraci, solidaritet, liri, një shtet që ndihmon atë që s’ka mundësi, ky është ndryshimi im me Edi Ramën, dua për të arritur një qëllim.

Rakipi: Ju dilni në fushatë, befas shfaqet një njeri që ka qenë mik i afërt i Fatos Nanos dhe partizan i tij dhe befas fluturoi te Edi Rama, një emblem e Partisë Socialiste, Majko thotë Blushi ka të drejtë po unë jam me Ramën, Zotin zbrite nuk e shpjegon, këta njerëz ke.

Blushi: Ti ke mundësi ti zgjedhësh komshinjtë e tu edhe unë nuk i zgjedh dot kolegët e mi, edhe nuk dua të flas pavarësisht ça thonë për mua, nuk është ky qëllimi i debatit tim, nuk dua të komentoj asnjërin prej tyre, sepse kjo nuk ka vlerë. Dua të bëj debat idesh, një gjë dua ta them, një nga nderet e mëdha që më bën Edi Rama, dua ta falenderoj, sa herë dal unë del edhe kolegu im, del kundër meje, dua ta nxis ta bëj më shumë, sa më shumë ta nxjerrë në kontrast aq më shumë njerëzit mendojnë se ka të drejtë. Sa më shumë flasin kundër meje unë dua ta bëj sa më shpesh. Pandit i jap të drejtë, Pandi tha diçka të vërtetë. Pandi tha, unë nuk kam pasur dakordësi më Pandin gjithë këto vite, bile më shumë s’kemi qenë dakord por kjo s’na ka penguar të flasim normalisht. Ai tha Beni ka të drejtë, duhet të ketë zgjedhje, por nëse ka do të votoj Edi Ramën. Ajo që kërkoj unë është zgjedhja, se kë voton ai është e drejtë e tij, nuk paragjykoj asnjë nga 100 mijë anëtarët e PS. Të legalizojnë garën dhe të votojnë për një garë të lirë. Të ketë garë, se për kë votojnë s’ka problem.

Rakipi: Ka shumë njerëz që heshtin, zonja.Hafizi  e tha te grupi parlamentar, pjesa dërmuese flasin kështu.

 Blushi: Heshtja është aprovim, jam i bindur unë si shumë kolegë të mi, s’dua të kem marrëdhënie antagoniste. Pavarësisht kritikave heshtjen e marr aprovim, ata aprovojnë atë që them, por nuk e thonë publikisht.

Rakipi: Sot Rama cakton Ministrat, pa u kosultuar me askënd, vendos datën e Kongresit, shkel statutin, Kushtetutën e shkel, çfarë është kjo? Se ne flasim për krimin, rekordet kriminale, gjithë kjo vijë është diktatoriale.

 Blushi: Kjo është nevoja për pushtet të pakufizuar, lind me njeriun, çdo njeri nga natyra është agresiv, po për çfarë arsye bota, fetë kanë ndërtuar institucionet, ligjet dhe ndëshkimet kur cënon lirinë. Ku kanë shkuar vendet me pushtet të pakontrollur, kemi vuajtur 50 vjet edhe kur të tjerët nuk po vuanin më. Ne vuajtëm në vitin 1997, Çekia, Polonia, Hungaria, nuk shkuan në luftë civile, në rrënim, nuk shkuan në autokraci, në burgosje, në falimet, dhe si detyruan shtetet të sillnin helmetat blu që të mbanin rendin mes nesh. E dini pse nuk shkuan, se ndërtuan shoqëri që kufizojnë lirinë. Dua ti them socialistëve është alibike që disa gjëra mund të jenë të drejta, të tepruara, por sepse këto i bën partia duhet ti toleroj, nuk ka rëndësi nëse autokracia është blu apo e kuqe, na çon në një rrugë pa krye. Që drejtohet nga një njeri apo grup njerëzish, nuk e pranoj.

Rakipi: Kjo është një praktikë bolshevike? Atë që bënte Hoxha.

Blushi: Nuk dua të jem cinik për hir të së vërtetës, Edi Rama mënyrën si po qeveris sot PS për Shqipërinë është shumë i vjetër, se këto që po ndodhin nga shteti në parti i takojnë shekullit të kaluar dhe Edi Rama ka 18 vjet në pushtet, nuk është më një politikan i ri, është më i vjetri pas Saliut, është kategori tjetër ai, është më i vjetri. Dhe ça presim nga një njeri që ka 18 vjet që i ka pasur të gjitha pushtetet, ça presin shqiptarët nga një njeri që drejton prej 18 vjetësh, nuk po flas vetëm për PS, modeli i PS është shumë i vjetër, është modeli që drejton Shqipërië, të duket inovatore reformatore, evolucionere, moderne, kjo mënyrë është shumë e vjetër.

Rakipi: Është kritika juaj, ndërkohë duhet të kalojmë në një pjesë tjetër të rëndësishme, të gjitha këto janë shumë të vërteta. Njerëzve ju intereson çpo ndodh me qeverisjen, shkelja është themelore, por çfarë po ndodh?

Blushi: Sa i vjetër është Rama, dikush thotë e ka personale. Unë nuk fyhem por habitem, karvani ecën përpara qentë le të lehin, ata që thonë që s’po respektohet ligji i partisë janë qen por karvani i ecën përpara, e kujt është? Është e Enver Hoxhës, unë e përdor për tu tallur, ai e citon se e beson. Në çfarë beson?Që unë jam armik, i cili po pengoj karvanin e sukseseve të Edi Ramës të bëjë përpara. Ka shkëlqim drejtësia, ka ulje çmimesh, ulje taksash, rritje pagash? I ka? Jo nuk i ka.

Rakipi: Kjo është një praktikë bolshevike? Atë që bënte Hoxha.Skena të tilla si ajo e Elbasanit, më kujtohet edhe rasti i Eduart Selamit, por është deputeti Balla që e shoqëron edhe thotë edhe ai pse ke ardhur këtu? E kam parë me Eduart Selamin që se linin në Kongres, ka 25 vjet që i shohin, çështë kjo?

Blushi: Më vjen keq për ata njerëz, ata kërkojnë atë që i është premtuar, mirë bëjnë që ma kërkojnë mua, edhe nga mënyra si flas unë s’kam mundësi ti fus në punë, kjo është arsye pse jam i trishtuar, edhe kolegu im që del pas meje, ti s’ke ardhur prej 2 vjetësh në Elbasan. Nuk e mohoj, nuk gënjej, e di pse s’kam shkuar? Nga turpi, ça ti them atyre njerëzve, kam mundësi ti punësoj, jo vetëm s’kam mundësi, se qeveria që kemi ndërtuar i mbushi me rilindas, jo me socialistë, në një kuptim ndenjën 8 vjet në opozitë, pse jo, por edhe më shumë se kaq, nuk flas për gjëra personale. Mua ma kanë hequr të drejtën e përfaqësimit prej 2 vjetësh, në Elbasan ky kolegu im merret me punësimet, ka një zyrë pune edhe brenda PS dhe është nga gjërat e drejta, por as kam për ta thënë, aty kishte zgjedhje, unë nuk e dija, në një kuptim ka 2 vjet që jam shmagur nga funksionet si deputet, por është më shumë se kaq, nuk është vetëm problem personal, shumë i qetë, si kam bërë asnjë dëm atij qyteti. I kam shkurtuar listën e asistencës sociale, jo se kam bërë unë, kam gënjyer në parlament? Unë nuk shkoj se kam turp për grupin tonë. Edhe më trishtueshme, shkova në Elbasan, dolën njerëz që kam bërë fushata me ta, ju e patë që s’kam asnjë gjë personale. Më thanë më gjej punë, duke e ditur që s’kam mundësi, 30 min pas meje shkoi Edi Rama, po mirë mo si thanë atij pse nuk më gjete punë, pse nuk i bërtitën Ramës? Temperaturën që morëm nga konflikti me mua t’ja përcillnin Edi Ramës, Blushi e ka gabim na pengon karvanin, a ka mundësi të na gjesh një punë. Jam deputet, isha në vendin tim. Kanë frikë ti kërkojnë këtij njeriu se i heq edhe atë që e kanë, nuk mund ti penalizojë, kurse Edi Rama nëse i dalin edhe i thonë, i thotë edhe punën e premtuar, ndaj ajo shfaqe atë ditë aty është spektakolare, çfarë terrori ka në PS, nuk i ankohen atij që ka në dorë, më vjen keq për miqtë në Elbasan.

Rakipi: Zoti.Rama vazhdimisht deklaron se qeveria po ndjek politika të mira në drejtim të punësimit.

Blushi: Është e pavërtetë, edhe unë kam bërë kompromiset e mia në jetë, e kam rregulluar gjuhën, jam përpjekur të mos gënjej, por në emër të partisë nuk gënjej më. Kjo është një nga gjërat e pavërteta, s’kemi hapur vende pune, ekonomia është tkurrur, eksportet kanë rënë, importet kanë rënë, në dogana mblidhen më pak lekë se hynë më pak mall, njerëzit blejnë më pak, emigracioni po rritet, malli që esportojmë është material njerëzor, ne importojmë material njerëzor, ne çojmë fuqi punëtore, këta emigrojnë. Kemi pasur debat në Komision, shifrat janë të paqarta, që kemi hapur 120 mijë vende pune, edhe Instituti i Statistikave të qeverisë thotë 80 mijë, janë zbardhje, nëse më parë ka punuar në të zezë, firma e ka deklaruar. Bëni një xhiro në zyrat e punës, i kam dhënë trajta cinike, sarkazme. Pretendon qeveria ka hapur aq shumë vende pune sa njerëzit nuk duan të punojnë, që qeveria të thotë po ju japim punë po jeni dembelë, po ju japim mundësi mekanik, portier, roje, policë po shqitparët nuk duan të punojnë, shqiptarët nëse marrin një punë nuk do të emigronin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ahmetaj komenton vonesën e dekretimit: E paprecedentë, 1 vit më parë Nishani veproi ndryshe
Rikthehet Joleza Koka: E ardhmja në forum nuk përcaktohet nga Rama »
Article Logic
Execution time: 0.05329704284668
array(1) { ["section"]=> string(84) "rama-zgjodhi-ngjyren-mavi-prej-keshilltarit-te-tij-ishte-tifoz-i-ekipit-anglez-32953" }