“Ramën e mban në këmbë vetëm inati”

Publikuar tek: politike, më 22:25 11-02-2016 “Ramën e mban në këmbë vetëm inati”

Deputeti i PD-së, Kastriot Islami shkruan se kryeministri Edi Rama ishte sot në Kuvend në prag të destabilizimit. Sipas Islamit, Ramën e mban në këmbë vetëm inati.

Deputeti demokrat shkruan në profilin e tij në facebook se deputetët nuk po mbrojnë Ramën dhe se ministrat e tij nuk janë të aftë të përballen me akuzat e opozitës.

Postimi i Kastriot Islamit:

Rama sot ishtë në prag të destabilizimit, i zymtë, i egërsuar, agresiv dhe arrogant, me një fjalor rruge. E mban në këmbë vetëm inati. Berisha e destabilizon sa herë e godet ballazi. Deputetët e opozitës nuk i duron dhe dëgjon dot më sa herë ata e akuzojnë atë dhe ministrat e tij për korrupsion me koncensionet. Blushit i hedh vështrime kërcënuese duke u talluar për marrëzinë e mungesës së kasapit në thertoren në Korçë duke i thënë se sapo të bëhet dekriminalizimi i grupit do t’i dalin shumë kasape pa punë. Sa herë shikonte nga Arta i ngriheshin nervat me letrën drejtuar Gramozit. Profesore Mozën nuk e duronte sepse i ka kërkuar respektimin e statutit. Meta e çmend sepse i bën gjatë të gjithë kohës "dush skocez" duke ja lëshuar direkt në kokë, herë të djegur dhe herë akull të ftohtë. Ministrat e paaftë e bëjnë të kruajë kokën çdo 30 sekonda sepse qëndrojnë si mumje dhe largohen apo fshihen për t’i shpetuar sulmeve të opozitës. Gramozi ka filluar ta tërbojë sepse hesht megjithëse ai i dërgon mesazhe dhe i bën me shenja. Turfullon me vete dhe spërdridhet nga inati kur shikon që deputetët nuk mbrojnë për asnjë nga aferat e korrupsionit dhe kënaqen që ministrat po diskretitohen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drafti i BKH, Tahiri: PD ra dakort, për kryetarin do firmoste edhe Kryeprokurori
Meta President në vitin 2017? “Ekziston mundësia për këdo që është 40 vjeç dhe ka ambicie” »
Article Logic
Execution time: 0.021305084228516
array(1) { ["section"]=> string(39) "ramen-e-mban-ne-kembe-vetem-inati-32348" }