Ramën e zë shiu në Elbasan, vazhdon prezantimin e Sejdinit edhe pa çadër

Publikuar tek: politike, më 15:45 20-05-2015 Ramën e zë shiu në Elbasan, vazhdon prezantimin e Sejdinit edhe pa çadër

Kryeministri Rama ndodhet sot në qytetin e Elbasanit ku është prezantuar kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane Qazim Sejdini, por edhe pse koha ka qenë me diell, një shi beharor e ka zënë kryeministrin gjatë fjalës së tij.

Rama nuk e ka ndërprerë fjalën, madje nuk është interesuar as për çadër, që duket së nuk i’a ka ofruar asnjë nga të pranishmit, edhe pse në prezantim dallohen 4-5 çadra. I vetmi koment që ka bërë Rama gjatë fjalës, ka qenë "ç'na bëri mirë ky shiu".

Rama ka prezantuar në Elbasan, si kandidatin e Bashkisë për këtë qytet, po ashtu edhe kandidatët e Këshillit Bashkiak.

Më pas, kryeministri Rama tha se kandidati i Partisë Demokratike në Elbasan është burrë i mirë, por jo për punët e Bashkisë, por kur është kundërshtuar nga të pranishmit, Rama insistoi, “po burrë i mirë është”, “por si ajo shprehja, i mirë, i mirë po çe do që nuk kam një motër t’ja jap për grua”, tha Rama.

Ndërsa për kandidatin e ASHE, Rama tha se "është i mirë edhe për punët e Bashkisë, pasi po të ishte ndryshe, do ishte në shtëpi me gruan e jo në Bashki".

“Ju falëndroj edhe për shiun, ishte tamam shi Elbasani. Shi me diell - po pra bereqet”, tha ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bojaxhi: Partitë dhe kandidatët teatër në fushatë, për ta ne jemi dele
Basha: Dyshja Rama-Meta kërcënon qytetarët për votën »
Article Logic
Execution time: 0.015463829040527
array(1) { ["section"]=> string(77) "ramen-e-ze-shiu-ne-elbasan-vazhdon-prezantimin-e-sejdinit-edhe-pa-cader-11598" }