Ramës i janë dërguar 734 ëndrra, do realizojë 10

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:29 01-03-2015 Ramës i janë dërguar 734 ëndrra, do realizojë 10

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar të gjithë ata që i kanë besuar plot 734 ëndrra-ide përmes një aplikacioni në rrjetet sociale të quajtur “Ëndrra ime”. Nga të gjitha këto do të zgjidhen 10 fitues, shpallja e të cilëve do të bëhet më 15 mars.

“Faleminderit për të gjitha 734 idetë dhe ëndrrat që keni ndarë me ne përmes aplikacionit “Ëndrra Ime 2015! Fituesit që do të mbështeten për realizimin e ideve të tyre të spikatura, do të shpallen më 15 Mars.

Por ndërkohë të gjithë ju që ëndrrat tuaja patët kurajon t’i ktheni në një plan konkret, jeni fitues, sepse siç e ka thënë dhe Laura Ingalls Wilder, askush nuk ka arritur ndonjëherë diçka, që nga më e vogla deri tek më e madhja, pa patur si fillim një ëndërr”, shkruan kryeministri Rama nga profili i tij në “facebook”.

Ja pra që ëndrrat u bëkan edhe realitet. Ndonëse nga 734 vetëm 10!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.40521001815796
array(1) { ["section"]=> string(52) "rames-i-jane-derguar-734-endrra-do-realizoje-10-4712" }