Ramës i shajnë keq kafshët e zyrës, tenori publikoi foton

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:33 25-05-2016 Ramës i shajnë keq kafshët e zyrës, tenori publikoi foton

Kryeministrit Edi Rama i shajnë keq kafshët e zyrës. Tenori Agim Hushi ka publikuar fotot, pas takimit që realizoi me të, por një komentuese nuk është përmbajtur.

‘’Sapo përfundova takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Zoti Edi Rama, në zyrën e tij!Një takim ku çdo fjalë ka peshë dhe emocion. Aq më tepër nga një njeri që ka mbi shpinë barrën e Shtetit të Ri tëe shqiptarëve të shekullit 21!’’, shkruan gjithë superlativa tenori Hushi.

‘’Z. Hushi urime për ditëlindjen, por a mund te me thoni ku paskeni qene keshtu ? Ç'janë ato mure të mbushura me kafshe te te gjitha llojeve, e tmerrshme!Ç'shëmti!’’, shkruan ajo.

Pas kësaj dikush i ka kujtuar se për krijesa si ajo, çdo gjë duket kafshë.

‘’Ju çfarë krijese jeni? Shikoni mirë ato mure e pastaj dilini për zot kujt mendoni se po i bëni nder!

Asgjë personale, thjesht konstatova dhe reagova! Zyra e kujt mund të mbushej në atë mënyrë marramendëse, supozoj e askujt, e jo më e ndonjë Kryeministri apo dhe artisti, sikur edhe në këndin më të largët të rruzullit tokësor qoftë!

Sigurisht, ju mbase keni mendim tjetër! Paraprakisht nuk jam kundër! Thjesht, është çështje shijesh!’’, përfundon komentuesja.

ediramaagimhushi.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045546054840088
array(1) { ["section"]=> string(62) "rames-i-shajne-keq-kafshet-e-zyres-tenori-publikoi-foton-41469" }