Ramush Haradinaj i përgjigjet ashpër Edi Ramës: Merru me shpikjet e tua në Shqipëri

Publikuar tek: barometri, më 08:20 17-02-2018 Ramush Haradinaj i përgjigjet ashpër Edi Ramës: Merru me shpikjet e tua në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur ashpër Edi Ramës, pas deklaratave që kryeministri shqiptar bëri lidhur me çështjen e demarkacionit Kosovë-Mal i Zi.

Rama tha se çështja e demarkacionit është shpikje e Ramush Haradinajt. Kryeministri shqiptar ndodhet në Kosovë për 10 vjetorin e Pavarësisë.

“Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Rama sot tha se Demarkacioni do të duhej të votohej me kohë, pasi nuk ishte asgjë tjetër përveçse një ide e shpikur nga politika e brendshme e Kosovës, që rrezikoi edhe të ardhmen euro – atlantike të këtij vendi.

“Unë kam preferuar gjithmonë që debatet me miqtë e mirë këtu në Prishtinë t’i bëj në mënyrë diskrete, sy me sy, por çështja e demarkacionit u kthye dhe është sot e gjithë ditën në një gur që rëndon mbi qafën e Kosovës dhe që ka krijuar një pështjellim jo të vogël, në mes atyre që janë fuqia që lindi shtetin e Kosovës, partnerët strategjikë ndërkombëtarë të shqiptarëve”, ka pohuar Rama për Klan Kosovën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034243106842041
array(1) { ["section"]=> string(89) "ramush-haradinaj-i-pergjigjet-ashper-edi-rames-merru-me-shpikjet-e-tua-ne-shqiperi-110523" }