Ramush Haradinaj i vendosur ndaj Serbisë: Nuk e heqim taksën pa u njohur Kosova si shtet

Publikuar tek: rajon, më 19:34 11-01-2019 Ramush Haradinaj i vendosur ndaj Serbisë: Nuk e heqim taksën pa u njohur Kosova si shtet

Kryeminsitri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përsëritur edhe një herë se vendimi për taksën prej 100 për qind për mallrat serbe do të mbetet në fuqi deri sa Serbia ta njohë Kosovën. 

Haradinaj tha se pavarësisht  krimeve që Serbia ka bërë në  Kosovë, duke përmendur  personat e zhdukur dhe të rrëmbyer gjatë luftës nga ana e Serbisë,  drejtues të Kosovës  kanë vazhduar bisedimet për normalizim të marrëdhënieve me shtetin serb.

'Janë gjetur në Batajnicë, në Danub, kurrë një certifikatë Kosova se ka marrë qysh kanë vdekur këta njerëz, qysh kanë përfunduar atje, edhe Kosova është ulë në tavolinë me Serbinë, duke qenë kështu gjendja. Pra, pa ta dhënë dikush një dokument se kështu ka ndodhur, derisa edhe nuk u bë për ta ndonjë gjykatë e posaçme. Kosovës ju ka bërë një gjykatë pasi që i ka kaluar tri herë filtrat ndërkombëtar. Kështu që nëse, kështu është qëndrimi i tyre, atëherë qëndrimi im është shumë i qartë derisa nuk është njohja në tavolinë, vazhdojmë', theksoi Ramush Haradinaj.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrihet marrëveshja historike, Maqedonia voton ndryshimet kushtetuese dhe emrin e ri
Të bllokuar në -45 Gradë në Antarktidë, flasin babë e bijë që panë vdekjen me sy (FOTOT dhe VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.019124984741211
array(1) { ["section"]=> string(94) "ramush-haradinaj-i-vendosur-ndaj-serbise-nuk-e-heqim-taksen-pa-u-njohur-kosova-si-shtet-148410" }