Ramush Haradinaj vjen sot në Shqipëri, ja kë qytet do vizitojë

Publikuar tek: politike, më 08:04 08-08-2018 Ramush Haradinaj vjen sot në Shqipëri, ja kë qytet do vizitojë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, viziton sot Vlorën. Kryeministri do të zhvillioje një sërë aktivitetesh. Fillimisht Haradinaj do të takohet me kryebashkiakun Dritan Leli, do të vizitojë Monumentin e Pavarësisë, si dhe do të vendosë kurora lulesh pranë varrit të Ismail Qemalit.

Po ashtu Haradinaj do të vizitojë edhe Muzeun Historik dhe atë të Pavarësisë në Vlorë.

Agjenda e plotë:

11:00 - 12:40

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, viziton Bashkinë e Vlorës, Republika e Shqipërisë. Gjatë kësaj vizite zyrtare kryeministri Haradianj do të zhvillojë këto aktivitete:

11:00 – Vizitë në Bashkinë e Vlorës, takim me kryebashkiakun, Dr. Dritan Leli;

11:30 – Vizitë Monumentit të Pavarësisë;

11:50 – Vendosja e kurorave me lule pranë varrit të Ismail Qemalit;

12:10 – Vizitë në Muzeun Historik;

12:40 – Vizitë në Muzeun e Pavarësisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017235994338989
array(1) { ["section"]=> string(68) "ramush-haradinaj-vjen-sot-ne-shqiperi-ja-ke-qytet-do-vizitoje-130474" }