Rapiscan, ankohen bizneset: Po gjobitemi pa arsye, ka shumë vonesa

Publikuar tek: ekonomi, më 12:07 10-02-2016 Rapiscan, ankohen bizneset: Po gjobitemi pa arsye, ka shumë vonesa

Në aktivitetin e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, bizneset i janë ankuar drejtoreshës së Doganave, Pranvera Fagu për procedurat e skanimit në dogana nga kompania Rapiscan.

Alketa Uruçi anëtare në bordin e AmCham ka pohuar se një sërë biznesesh kanë hasur vështirësi, sidomos në diferencat në peshimin e mallrave rifuxho.

“Për to ka gjobitje, pasi quhen deklarime jo të sakta. Ende nuk kemi marrë përgjigje për çështjet që i kemi referuar nga vështirësitë që hasin bizneset”- ka deklaruar ajo.

Më tej, është vënë në pah edhe një sërë problemesh që sipas saj, lidhen me: parapagesat e bëra në periudha të ndryshme, për të cilat rezultojnë mosrakordime në sistem.

Përfaqësuesja e AmCham kërkoi nga Dogana Shqiptare zgjatjen e kohës së procedurave, sidomos ato që kryhen në portin e Durrësit.

Ndërsa përmendi edhe referencat, një ndër çështjet që sipas saj nuk i është dhënë ende një zgjidhje nga Dogana Shqiptare.

“Çmimet reference kanë kosto shtesë për eksportet. Tatimorët nuk rimbursojnë tvsh mbi çmimet e references, dëmi është i shumëfishtë”- tha znj. Uruçi.

Sakaq, drejtoresha e Doganave, znj. Pranvera Fagu iu përgjigj duke thënë se do të ndërmerren disa përmirësime ligjore, me qëllim ofrimin e shërbimeve më cilësore.

“ Ne kemi krijuar lehtësi me zhdoganimin lokal. Ju garantoj që është i disponueshëm”- tha znj. Fagu.

Ajo gjithashtu shtoi se 98 % e zhdoganimeve janë me çmime transaksionesh dhe jo me referenca dhe se një ndër prioritetet do të jenë oraret për eksportet.

Kreu i Doganave Shqiptare bëri me dije se do të krijohet portali online për shërbimet doganore, i emërtuar Internetdogana.

Pak ditë më parë, shoqatat e biznesit i kanë dërguar një shkresë drejtoreshës së doganave, ku ankoheshin se krahas pagesës së tarifës prej 22 euro për deklaratë doganore, si rrjedhojë e kontratës së skanimit mes qeverisë shqiptare dhe Rapiscan, bizneset po përballen dhe me kosto të tjera indirekte si rrjedhojë e kufizimit të orareve të punës në dogane, me qëllim që t’i krijohen kushte koncesionarit për skanim. Kjo sipas tyre ka rritur ndjeshëm presionet korruptive. /Monitor/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19487619400024
array(1) { ["section"]=> string(69) "rapiscan-ankohen-bizneset-po-gjobitemi-pa-arsye-ka-shume-vonesa-32202" }