Raporterët e Venecias drekojnë me Ilir Metën

Publikuar tek: politike, më 14:22 22-01-2016 Raporterët e Venecias drekojnë me Ilir Metën

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka nisur një drekë punë në një prej restoranteve të Tiranës me anëtarët e delegacionit të Venecias.

Siç raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu në këtë drekë marrin pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit Albana Shtylla, së bashku me Sokol Dervishaj, shef kabineti.

Sipas burimeve nga Kuvendi kjo drekë pune është kërkuar nga Meta në shenjë falenderimi për kontributin e ekspertëve të Venecias. Njëkohësisht një mundësi e mirë për të këmbyer pikëpamjet për procesin e reformës në drejtësi.

Pak më herët delegacioni i Venecias qëndroi në Kryesinë e Kuvendit ku për rreth tre orë zhvilloi një taki me ekspertët e nivelit të lartë.

Gjatë këtij takimi ishin edhe ekspertët e huaj të cilët janë pjesë e ekspertëve të nivelit të lartë.
Kjo drekë punë me Metën zhvillohet vetëm pak orë nga largimi i delegacionit të Venecias misioni i të cilëve përmbyllet me një konferencë për shtyp në ora 19:00.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush është pedagogia e UET që zë vendin e Oriela Nebiajt si zëdhënëse e PD (FOTO)
"Vrasësit të Fierit iu gjetën në telefon mesazhet nga ministri Saimir Tahiri", thotë Berisha »
Article Logic
Execution time: 0.022490978240967
array(1) { ["section"]=> string(50) "raporteret-e-venecias-drekojne-me-ilir-meten-30692" }