Raporti “Barometri i Ballkanit 2016”, shqiptarët shumë pesimistë për rritjen ekonomike , papunësia 16.6%

Publikuar tek: ekonomi, më 14:00 22-06-2016 Raporti “Barometri i Ballkanit 2016”, shqiptarët shumë pesimistë për rritjen ekonomike , papunësia 16.6%

Sipas raportit të përvitshëm të “Barometrit të Ballkanin” Shqipëria është një ndër vendet e rajonit që ka shënuar një rënie të indeksit të besimit konsumator, në raport me një vit më parë, ndërsa popullsia e shteteve të tjera është më optimiste për të ardhmen.

 Indeksi i Besimit Konsumator në Shqipëri, ka parë rënie me 5 pikë krahasuar me një vit më parë, ndërsa përqindja e shqiptarëve që mendojnë se ekonomia kombëtare do jetë më mirë në 12 muajt në vijim është ulur ndjeshëm nga 39% në 27%.

Në një shkallë nga 0 në 100, Shqipëria shënoi 38 pikë në këtë indeks, ku maten pritshmëritë aktuale dhe ato për të ardhmen, në lidhje me gjendjen e përgjithshme ekonomike të familjeve. Rezultati u përkeqësua me 5 pikë përqindje në krahasim me një vit më parë.

Shqiptarët janë pesimistë për situatën ekonomike në përgjithësi. 32% e tyre mendojnë se situate ekonomike  do të jetë më e keqe, ndër përqindjet më të larta në rajon.

Edhe përsa i përket korrupsionit , shqiptarët mendojnë se korrupsioni si problem në ekonomi është rritur nga 15% në vitin 2015, në 35% në 2016-tën, duke qenë vendi i dytë me perceptimin më të lartë për korrupsionin pas Kosovës.

Niveli i papunësisë në vitin 2016, parashikohet 34% në Kosovë, 27% në Maqedoni, 27,2 në Bosnje-Hercegovinë, 17% në Serbi dhe 16,8% në Shqipëri.

Në vendet e Ballkanit vijon trendi i mbështetjes ndaj procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. 39% e popullit të rajonit mendon se përfshirja në BE do të sjellë të mira, 36% mendon se as nuk do të jetë e mirë dhe as do të jetë e keqe, ndërsa 20% mendon se do të jetë e keqe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025691986083984
array(1) { ["section"]=> string(104) "raporti-barometri-i-ballkanit-2016-shqiptaret-shume-pesimiste-per-rritjen-ekonomike-papunesia-16-6-44265" }