Raporti i Antidrogës italiane, reagon deputeti i PD: Rama mashtroi Europën dhe SHBA

Publikuar tek: politike, më 12:55 12-07-2018 Raporti i Antidrogës italiane, reagon deputeti i PD: Rama mashtroi Europën dhe SHBA Gent Strazimiri

Deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reaguar pas raportit të antidrogës italiane, i cili sipas tij provoi zyrtarisht se Edi Rama ka mashtruar shqiptarët, Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur shpalli vitin e kaluar se qeveria e tij e ka hequr Shqipërinë nga harta e kultivimit të kanabisit.

Sipas Strazimirit raportin e antidrogës italiane, që konfirmon se grupet kriminale shqiptare kanë dalë në pah edhe për trafikun e kokainës, nuk e ka shkruar Partia Demokratike, por raporti konfirmon të vërtetën që PD po u thotë shqiptarëve prej më shumë se 10 muajsh se nga kanabisi është kaluar tek kokaina dhe se qeveria e Edi Ramës është garant për paprekshmërinë e bosëve të drogës në Shqipëri.

“Nëse do të kishte vullnet politik, Edi Rama duhet të arrinte të paktën rezultatet e qeverisjes së Partisë Demokratike në luftën kundër trafikimit të drogës, që siç thuhet në raportin e antidrogës italiane kapën vlerën më të ulët te tyre në vitin 2011. 

Kultivimi dhe trafikimi i drogës, si dhe pastrimi i parave të pista nga organizatat kriminale me mbështetje qeveritare janë dy nga arsyet kryesore pse Shqipërisë nuk iu hapën negociatat! 

Dhe as kanë për të na u hapur në 2019-ën, sepse Edi Rama është përfituesi kryesor i parave nga kultiivimi dhe trafikimi i drogës, është forca e krimit, që bën prej 5 vjetësh ligjin në Shqipëri!

Mediat kryesore europiane tani po e shprehin hapur se “paratë e drogës janë bërë para të politikës në Shqipëri”.

Shqiptarët, por dhe Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë më asnjë dyshim se kjo qeveri e ka lidhur fatin e saj me krimin dhe drogën, duke tradhëtuar interesat e vendit. Tani është koha  ta largojmë, për t’i hapur Shqipërisë rrugën europiane”, u shpreh Strazimiri nga selia blu.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E zbulon Olta Xhaçka: Trump përshëndeti posaçërisht Ramën mbrëmë në darkë
Taulant Balla tejet entuziast për takimin: Rama ktheu Trump në mbështetës kuq e zi »
Article Logic
Execution time: 0.024465084075928
array(1) { ["section"]=> string(88) "raporti-i-antidroges-italiane-reagon-deputeti-i-pd-rama-mashtroi-europen-dhe-shba-127653" }