Raporti i BERZH: Shqipërisë mund t’i duhen edhe 200 vjet të arrijë standartet e BE-së

Publikuar tek: ekonomi, më 18:21 26-02-2018 Raporti i BERZH: Shqipërisë mund t’i duhen edhe 200 vjet të arrijë standartet e BE-së

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim thotë se shteteve të Ballkanit Perëndimor mund t’i duhet edhe 200 vjet për të arritur standartet e jetesës së Bashkimit Europian nëse ecin me ritmin aktual.

Në një raport të fundit të publikuar prej BERZH bëhet një vlerësim i konvergjencës së Ballkanit Perëndimor me mesataren e standardit të jetesës në BE. Sipas kësaj analize janë nxjerrë tre skenarë: optimist, skenari bazë dhe pesimisti.

“Konvergjenca e plotë me mesataren e standardit të jetesës në BE mund të marrë shumë dekada. Një skenar bazë që përdor rritjen mesatarë për periudhën 2001-2016 tregon se 6 vendet e rajonit të  Ballkanit Perëndimor në mesatare mund të arrijnë një GDP-në për frymë mesatare të BE-së për gati 60 vite.

Një skenar optimist që përdor nivelin e rritjes së periudhës së para krizës tregon se mund të arrihet standardi i jetesës i BE brenda më pak se 40 vite ndërkohë që në skenarin pesimist që përdor mesataren e rritjes së post krizës rezulton që arritja e BE-së do të vinte pas 200 vitesh. Shpejtësia me të cilën kapet ritmi do të varet nga shpejtësia me të cilën do të adresohet sfidat që pengojnë zhvillimin e rajonit në potencialin e tij të plotë”, thuhet në raport.

swfwef3g3g.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034618139266968
array(1) { ["section"]=> string(91) "raporti-i-berzh-shqiperise-mund-t-i-duhen-edhe-200-vjet-te-arrije-standartet-e-be-se-111546" }