Raporti i Bordit të Monitorimit të Mediave, transmetimet “live” dominohen nga PS

Publikuar tek: politike, më 14:45 02-06-2015 Raporti i Bordit të Monitorimit të Mediave, transmetimet “live” dominohen nga PS

Bordi i Monistorimit të Mediave ka publikuar raportet e monisotimit të kohës të vënë në dispozicion nga radiotelevizionet për subjektet zgjedhore gjatë edicioneve të lajmeve, programeve të veçanta dhe transmetimeve direkte.

Sipas monitorimit të radiotelevizionëve gjatë datave 29, 30 dhe 31 të muajit maj të edicioneve informative vihet re një balancim midis minutazhit të vënë në dispozicion midis koalicionit të majtë dhe atij të djathtë.

Ajo që bie në sy është se koha e vënë në dispozicion për kandidatët e pavarur apo partitë jashtë koalicioneve në radiotelevizionet kryesore si Top Channel, Agon Channel, News24, A1Report dhe Ora News është minimale, e në shumicën e rasteve inekzistente.

Gjatë edicioneve informative është koalicioni i djathtë që ka përparësi me disa minuta por përsa i përket edicioneve të posaçme përparësi të theksuar ka koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane.

Në transmetimet direkte koha e vënë në dispozicion për Partinë Socialiste kundrejt Partisë Demokratike është rreth 200 deri në 400 minuta më e madhe.

Minutazh i transmetimeve Live nga televizionet kryesore (nga data 22 deri në 31 maj):

Ora News / PS 602 minuta / PD 241 minuta

ABC News / PS 675 minuta / PD 490 minuta

News 24 / PS 711 minuta / PD 404 minuta

A1 Report / PS 717 minuta / PD 221 minuta

Top News / PS 497 minuta / PD 275 minuta + 83 Speciale

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk shkuan në takimin me Edi Ramën, pushohen nga puna 4 drejtorë në Vlorë
Rama në Rrogozhinë: Kandidati i SHQUP-it nuk i duhet as dreqit »
Article Logic
Execution time: 0.022755861282349
array(1) { ["section"]=> string(83) "raporti-i-bordit-te-monitorimit-te-mediave-transmetimet-live-dominohen-nga-ps-12501" }