Raporti i çmimit të biletave në Shqipëri ndaj rajonit, ja pse udhëtarët kanë braktisur aeroportin “Nënë Tereza”

Publikuar tek: ekonomi, më 16:18 25-07-2016 Raporti i çmimit të biletave në Shqipëri ndaj rajonit, ja pse udhëtarët  kanë braktisur aeroportin “Nënë Tereza”

Më shumë se gjysma e shqiptarëve udhëtojnë drejt Europës nga shtetet fqinje, dhe kjo për arsye se biletat janë shumë më të lira, por dhe alternativat janë më të ndryshme.

Nga Shkupi për në Milano gjen bileta vajtje-ardhje me 65 euro, nga Tirana minimumi është 170-270 euro. Londra është e arritshme me 170-180 euro nga Shkupi dhe Tivari, nga Tirana mbi 400 euro.

Monitor ka bërë një “udhëtim virtual” nëpër Europë, duke krahasuar biletat vajtje- ardhje për disa destinacione kryesore për datat 11-15 shtator (ose rreth këtyre datave). Për krahasim janë marrë variantet më të lira të biletës, të rezervuara në faqet përkatëse të internetit të kompanive ajrore (pa bagazh dhe opsione të tjera shtesë).

Nga Shqipëria drejt Europës, biletat janë minimalisht 50% më të shtrenjta, edhe kur bëhet fjalë për të njëjtët operatorë, psh me Austrian Airlines. Në destinacionet që në aeroportet e Shkupit e Podgoricës operohen nga kompani low cost, si Milano, Venecia, Londra, qytetet e Gjermanisë, çmimet nga Rinasi janë disa fish më të shtrenjta.

Në Maqedoni, biletat janë të lira për disa arsye. Në të ka operatorë low cost si Wizz Air; shteti subvencionon kompanitë; dhe taksat aeroportuale janë më të lira se në Shqipëri.

Nga Shkupi psh mund të gjesh biletë vajtje-ardhje edhe më pak se 100 euro për disa destinacione(65 euro në Milano e Bruksel, Berlin 70 euro, apo 85 euro në Paris e Venecia) , ndërsa në Shqipëri tarifa minimale për një biletë tashmë është mbi 150 euro nga operatorët loë cost (Blue Panorama) dhe mbi 250 euro nga operatorët e tjerë, AlItalia, Austrian Airlines, Lufthansa, që ofrojnë pjesën më të madhe të destinacioneve.

Në Podgoricë veprojnë dy operatorët loë cost, Ryan Air dhe Easy Jet, nga të cilët mund të gjesh alternativa të lira, sidomos për kthimin nga Londra (më pak se 50 euro).

Në Vjenë me Austrian Airlines

Kemi rezervuar biletat për në Vjenë, vajtje-ardhje, rreth datave 11-15 shtator, me Austrian Airlines.

Nga Tirana nuk mund të gjesh biletë më të lirë se 250 euro, në varësi të orareve (pa bagazh).

Nga Shkupi, po me Austrian Airlines mund të rezervosh biletë vajtje- ardhje me 160 euro.

Nga Podgorica për të njëjtin destinacion, opsioni më i lirë është 170 euro.

Nga Prishtina me Austrian Arlines, çmimet janë të krahasueshme me Tiranën, mbi 240 euro.

Biletat për në Londër

Nga Tirana direkt me British Airëays bileta kushton 521 euro (vajtje- ardhje në datat 11 dhe 16 shtator) për në aeroportin e Gatëick. Me Austrian Airlines, përmes  Vjenës bileta shkon 400-440 euro.

Me Ëizz Air për në Londër (aeroporti Luton) nga Shkupi të kushton 170 euro (10,498 dinarë maqedonas).

Nga Tivari i Malit të Zi për në Londër (Gatëick), me kombinim datash bileta është 186-241 euro, përmes operatorit loë cost Easy Jet. Nëse vetëm do të kthehesh nga Londra, mund të gjesh biletë kthimi për në Tivar edhe me 41 euro. Po nga Mali I Zi, përmes Podgoricës, me Ryan Air, bileta për në Londër (Stanset) kushton 266 euro.

Italia, nga Shkupi në Milano, vetëm 65 euro

Për në Romë nga Tirana, vajtje- ardhje me AlItalia, kushton 260 euro, gjithnjë për datat 11-15 shtator. Të shtrenjta i ka fluturimet Alitalia edhe nga Podgorica, por gjithsesi gjen nëse kombinon data dhe oraret, me 230 euro.

Nga Shkupi në Romë po me Alitalia është 200 euro.

Me Blue Panorama nga Tirana, bileta kushton 150 euro.

Të lira nga Shkupi drejt Italisë janë dy destinacione, Milano dhe Venecia, ku fluturon operatori loë cost Ëizz Air.

Me Wizz Air, kompaninë loW cost që operon në Aeroportin e Shkurtit, rreth datave të përzgjedhura, 11-15 shtator mund të gjesh bileta vajtje ardhje për në Milano me rreth 4000 dinarë, ose 65 euro.

Në Shqipëri, me Alitalia, çmimet janë rritur ndjeshëm. Bileta më e lirë vajtje- ardhje në 11-15 shtator për në Milano, me AlItalia është 274 euro dhe me Blue Panorama 170 euro. Me operatorin e ri loë cost që ka hyrë së fundmi, Fly Ernest, bileta më e lirë vajtje ardhje për Milano është 150 euro. Ky operator i ri, ndonëse promovon çmime duke filluar nga 30 euro ka një “hile”, vetëm kthimi është 30 euro, ndërsa vajtja është mbi 120 euro, duke e çuar çmimin total vajtje-ardhje në minimumi 150 euro për destinacionet që ofron.

Për në Venecia, po me Wizz Air, bileta vajtje ardhje është 84 euro, linjë direkte. Nga Tirana me Alitalia, bileta më e lirë (me tranzit nga Roma) është 264 euro.

Për në Barcelonë me 100 euro, Bruksel  65 euro, Paris 85 euro.

Nga Shqipëria në Barcelonë nuk ka linjë direkte. Mundesia është me tranzit. Përmes Austrian Airlines çmimi i biletës është 300 euro. Edhe me Alitalia është 290 euro.

Nga Shkupi, mund të shijosh bukuritë e arkitekturës së Gaudit duke prerë një biletë vajtje- ardhje për 100-110 euro, me kompaninë loë cost Ëizz Air. Kjo rrugë përdoret rëndom dhe nga agjencitë turistike në Shqipëri që ofrojnë për klientët e tyre udhëtime disa ditore për në Barcelonë me nisje nga Shkupi, me çmim 300-350 euro, përfshirë hotelin atje dhe guidat, ndërsa nga Shqipëria aq do u kushtonin vetëm biletat e avionit.

Në Berlin gjithashtu mund të shkosh nga Shkupi me 70 euro, në Bruksel me 65 euro. Në Bruksel nga Tirana, për të njëjtat data, bileta më e lirë është 316 euro (me tranzit nga Roma), për në Berlin mbi 300 euro (me tranzit nga Vjena) dhe 343 euro me Lufthansa.

Për në Paris me Wizz Air mund të gjesh bileta 85 euro për në Paris (vajtja 9 shtator, kthimi në 16 shtator). Nga Shqipëria për në Paris, mund të shkohet vetëm me transit, me Alitalia, duke filluar nga 320 euro dhe nga Viena  me 300-328 euro dhe me Lufthansa, duke filluar nga 338 euro./Monitor.al

Tabelë krahasuese: 

 

tabela_krakasuese.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037533044815063
array(1) { ["section"]=> string(114) "raporti-i-cmimit-te-biletave-ne-shqiperi-ndaj-rajonit-ja-pse-udhetaret-kane-braktisur-aeroportin-nene-tereza-47682" }