Raporti i DASH me deputetin kriminel në Kuvend, Hoxha: Qymyr që na nxin të gjithëve

Publikuar tek: politike, më 11:36 29-07-2015 Raporti i DASH me deputetin kriminel në Kuvend, Hoxha: Qymyr që na nxin të gjithëve

Pas daljes së raportit të DASH i cili i referohej një deputeti në Kuvendin e Shqipërisë i cili ka qenë i dënuar më herët për trafik të qenieve njerëzore, reagimet nga politika, media dhe publiku ishin të shumta. Raporti nuk cilësonte emrin e deputetit, por nisur nga fakti që një vit më parë deputeti Ristani bëri publike dosjen e Arben Ndokës i cili sipas tij ishte dënuar “për shfrytëzim prostitucioni në rrethana të rënduara” u duk se DASH i referohej pikërisht këtij deputeti.

Indrit Hoxha Kordinatori Përgjithshem i Organizatës Rinore, njëkohësisht kordinator organizativ kombetar, në Departamentin e te perndjekurve dhe pronareve në PD thotë se krimi në Kuvend është si një qymyr që na nxin të gjithëve.

“Arben Ndoka nuk është surprizë. Ashtu si edhe në raste të tjera, as vet deputetëve , pale opinionit, nuk ua mban ta denoncojnë. Ama, siç janë punët në Shqipëri, nuk ka njeri që nuk e di se kush është njëri e kush është tjetri.

Guxoi në parlament Gent Strazimiri t’ia thotë, por për këtë mori grushta pikërisht prej këtij Arben Ndokës! Por grushin më të fortë në të vërtetë e ka marrë drejtësia dhe demokracia në vend.

Edhe pse Arben Ndoka pranoi që ka goditur deputetin demokrat, edhe pse kishte dëshmitarë dhe video ku “boksi” shquhej qartë. Por ky deputet bashkë me kolegun Pjerin Ndreu dolën të pafajshëm! Ndaj tyre – tha Gjykata e Lartë – nuk duhej të niste çështja fare. Ky është vendimi i “Lazaratit” , siç e quan kryeministri Rama sistemin e drejtësisë. Ligji u spërdrodh por e drejta nuk u bë. E pa gjithë bota se si një i dënuar për prostitucion dhe heqje të paligjshme të lirisë së tjetrit godet një deputet me grushta për shkak se ky i thotë këtë të vërtetë në seancë dhe drejtësia e nxjerr të pafajshëm. Të pafajshëm e quan edhe kryetari i partisë së tij, kryeministri i vendit, që na ka premtuar të bëjë një goxha reformë të këtij sistemi të drejtësisë”, thotë Hoxha i cili mandej komenton edhe daljen e ministres Gjebrea ditën e djeshme, pas publikimit të raportit të DASH.

“Ky është kryeministri i vendit, i cili një ditë pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe prononcimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë nxorri zëvendësministren e Brendëshme të na jepte shifra!! Njëlloj si Enveri që matej me vitin ’38 për arritjet e tij edhe znj. Gjebrea na renditi shifra se sa më mirë ishin në krahasim me këtë apo atë vit të qeverisjes së demokratëve, por pa shpjeguar se përse një deputet i shumicës së tij erdhi nga bota e krimit, i kërkuar nga drejtësia belge, vazhdoi aktivitetin kriminal, madje duke i kaluar haptazi të kërkuarin policisë me makinën e tij dhe vetëm pas një skandali të madh u arrestua? Përse ky deputeti tjetër, i njohur botërisht nga publiku e i denoncuar prej kohësh edhe nga kolegët e opozitës , rreh në sallë, ia hedh pa lagur , hyn në një raport ndërkombëtar si njollë e zezë e vazhdon të ketë mburojë kryetarin e partisë së tij?

Këto nuk janë shpjegime që kalohen as nga zonja Gjebrea e as me heshtje a batuta rrjetesh sociale. Namin tashmë e ka lënë. Dhe jo vetëm për vete, por në kurriz të ne të gjithëve”, thotë Indrit Hoxha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri krenar, publikon disa foto krahasuese: Ishte dje/ Është sot
Berisha: Të gjithë e dinë, përveç qeverisë, se deputeti i dënuar për trafik prostitucioni është Arben Ndoka »
Article Logic
Execution time: 0.019113063812256
array(1) { ["section"]=> string(87) "raporti-i-dash-me-deputetin-kriminel-ne-kuvend-hoxha-qymyr-qe-na-nxin-te-gjitheve-17220" }