Raporti i DASH, Meta: Të luftohen pa kompromis të inkriminuarit dhe trafikantët

Publikuar tek: politike, më 13:09 28-07-2015 Raporti i DASH, Meta: Të luftohen pa kompromis të inkriminuarit dhe trafikantët

Kryetari i Kuvendit dhe Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka vlerësuar Raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për Trafikimin e Personave duke thënë se të gjitha strukturat e zbatimit të ligjit duhet të luftojnë pa asnjë kompromis të gjithë të inkriminuarit të përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe trafiqe.

Meta ka shprehur bindjen se Raporti përfaqëson një platformë të rëndësishme dhe nxitje pozitive për punën e strukturave të specializuara të shtetit që përballen me këtë fenomen, në zbatimin e plotë të ligjit, zhvillimin e programeve sociale për parandalimin, mbrojtjen dhe rehabilitimit të viktimave të trafikut, parandalimin e shfaqes së tij, si dhe goditjen dhe ndëshkimin ligjor dhe pa asnjë kompromis të të gjithë të inkriminuarve që kanë përfituar apo tentojnë të përfitojnë nga kjo veprimtari kriminale.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta apelon dhe kërkon nga të gjitha strukturat e zbatimit të ligjit që në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, të rrisin nivelin e profesionalizmit dhe të luftojnë pa asnjë kompromis, si dhe të çojnë përpara drejtësisë të gjithë të inkriminuarit e përfshirë në veprimtari të paligjshme të trafiqeve të çdo lloji.

Meta gjithashtu vlerëson se lufta e pandërprerë ndaj krimit dhe korrupsionit është një sfidë e rëndësishme që kërkon modernizimin e shtetit, përkushtim, profesionalizëm, transparencë dhe mbështet procesin e dekriminalizimit përmes rritjes së standardeve ligjore për të gjithë përfaqësuesit publik të zgjedhur apo të emëruar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD ngushton listën me deputetin e përfolur për trafik qëniesh njerëzore, Lulzim Basha jep emrat
Ministria e Brendshme komenton raportin e DASH, Gjebrea: S’jemi më vend në vëzhgim për trafikun njerëzor »
Article Logic
Execution time: 0.021137952804565
array(1) { ["section"]=> string(83) "raporti-i-dash-meta-te-luftohen-pa-kompromis-te-inkriminuarit-dhe-trafikantet-17155" }