Raporti i DASH për klimën e investimeve, reagon Vasili: Duket qartë fytyra e vërtetë e qeverisë Rama

Publikuar tek: politike, më 22:10 11-07-2019 Raporti i DASH për klimën e investimeve, reagon Vasili: Duket qartë fytyra e vërtetë e qeverisë Rama

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e të bërit biznes në Shqipëri.

 

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Vasili shprehet se raporti i publikuar tregon qartë fytyrën e vërtetë të kriminalizuar të qeverisë së kryeministrit Rama.

Statusi i plotë:

Departamenti Amerikan i Shtetit ne Raportin e publikuar sot tregon qarte fytyren e vertete te kriminalizuar te qeverise se Rames.

Lexojeni vete:

‘Ka rrezik të konsiderueshëm nga krimi në Tiranë. Qeveria shqiptare po bën një përpjekje të bashkërenduar për të përmirësuar aftësitë e zbatimit të ligjit të vendit dhe për të zvogëluar korrupsionin. Krimi i organizuar ka një ndikim të theksuar në Shqipëri, me një rrjet të organizatave kriminale të përfshira në trafikimin e drogës, grabitje, ryshfet, pastrim parash, prostitucion dhe trafikim njerëzor’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017323970794678
array(1) { ["section"]=> string(105) "raporti-i-dash-per-klimen-e-investimeve-reagon-vasili-duket-qarte-fytyra-e-vertete-e-qeverise-rama-171917" }