Raporti i FMN, vjen reagimi i parë nga LSI: Detyrimet e prapambetura duhet të zgjidhen urgjentisht

Publikuar tek: ekonomi, më 17:38 20-03-2018 Raporti i FMN, vjen reagimi i parë nga LSI: Detyrimet e prapambetura duhet të zgjidhen urgjentisht Selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim

Në fund të vizitës dy javore të misionit të FMN në Shqipëri, është publikuar edhe raporti ku shkruhej se vendi ynë ka pësuar rritjen më të shpejtë ekonomike në të gjithë rajonin.

Gjithashtu në raport është treguar se ekonomia e vendit tonë rrezikohet seriozisht nga detyrimet e prapambetura.

Një reagim ka ardhur nga deputeti i LSI, Përparim Spahiu i cili ka theksuar se shqetësimi i problematikës së rimbursimit të TVSH është ngritur që në janar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që ky problem duhet të zgjidhet urgjentisht.

Angazhimet e pambuluara me fonde në buxhetin afatmesëm dhe vonesat në rimbursimin e TVSH-së kanë sjellë akumulimin e detyrimeve të reja të prapambetura prej rreth 0,9 për qind të PBB-së në 2017, që duhet të zgjidhet me shpejtësi.”- ka shkruar Spahiu në një postim.

Deputeti i LSI ka prekur edhe shqetësimin e mungesës së investimeve të huaja në vend.

POSTIMI I PLOTË:

FMN konfirmon shqetësimin e ngritur prej nesh që në Janar të këj viti. Problematikën me rimbursimin e TVSH-s ku thekson se:

Angazhimet e pambuluara me fonde në buxhetin afatmesëm dhe vonesat në rimbursimin e TVSH-së kanë sjellë akumulimin e detyrimeve të reja të prapambetura prej rreth 0,9 për qind të PBB-së në 2017 (prej të cilave 0,7 për qind rimbursim TVSH-je), që duhet të zgjidhet me shpejtësi.

Gjithashtu FMN ngre dhe shqetësimin për mungesën e investimeve të huaja dhe aftësinë konkurruese ku këtë të fundit e dëmtojnë mungesat e infrastrukturës lidhëse, informaliteti i lartë, vështirësia për të marrë financim dhe kapitali i dobët njerëzor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024111986160278
array(1) { ["section"]=> string(103) "raporti-i-fmn-vjen-reagimi-i-pare-nga-lsi-detyrimet-e-prapambetura-duhet-te-zgjidhen-urgjentisht-113917" }