Raporti i ISSH, cilat janë kategoritë që përfitojnë nga pensioni i reduktuar

Publikuar tek: ekonomi, më 08:24 07-08-2017 Raporti i ISSH, cilat janë kategoritë që përfitojnë nga pensioni i reduktuar

Të gjithë personat të cilët kanë dëmtime në trup, mund të marrin pension invaliditeti, ose pension të reduktuar invaliditeti. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka sqaruar të gjithë procedurën si përfitohet ky pension, dokumentet që duhet të dorëzohen dhe si përcaktohet masa e përfitimit.

 “Personi që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të forta e dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin), ka të drejtë të marrë pension invaliditeti”, thotë ISSH.

Në varësi të shkallës së humbjes të aftësisë për punë, invaliditeti klasifikohet në 2  grupe: Invaliditet i pjesshëm, kur personi i siguruar humbet aftësinë për punë në profesionin apo punën e tij të fundit, por mund të kryejë punë të tjera sipas përcaktimit të vendimit të KMCAP-it. Invaliditet i plotë, kur personi i siguruar bëhet i paaftë për çdo punë. Invaliditet i plotë në kushtet e nevojës për kujdestari.

Kushtet e përfitimit

Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror.

Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti.

Personi që përfiton pension për invaliditet, kur plotëson moshën, ka të drejtë të kërkojë pension pleqërie, nëse ky do të jetë më i favorshëm për të.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069940090179443
array(1) { ["section"]=> string(81) "raporti-i-issh-cilat-jane-kategorite-qe-perfitojne-nga-pensioni-i-reduktuar-88431" }