Raporti i KLSH-së/ Tatimet dhe Doganat 150 milionë dollarë dëm shtetit

Publikuar tek: ekonomi, më 20:33 17-12-2015 Raporti i KLSH-së/ Tatimet dhe Doganat 150 milionë dollarë dëm shtetit

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit  hedh dritë mbi dështimin arbitrar të Tatimeve dhe Doganave në disa  dhjetëra miliarda lekë.

Kampione e humbjeve është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e drejtuar nga znj. Brisida Shehaj. Dëmi deri në Tetor-2015 është vlerësuar nga KLSH-ja në shumën totale prej 11 miliardë e 786 milionë lekëve, ekuivalent i 117 milionë dollarëve, transmeton Hashtag.

Janë të ardhura që kjo Drejtori nuk ka mundur dot që t’i mbledhë në sektorët kyç të ekonomisë së vendit, në tregun e hidrokarbureve, në tregun e barnave, në tregun e lojërave të fatit etj.

Bën përshtypje fakti se Tatimet “kanë harruar” të vjelin dhe tatimin mbi  të ardhurat personale nga drejtuesit e Bankës së Shqipërisë të cilët kanë shpërblyer çdo muaj veten me Bonus-e.

Në Drejtorinë e Doganave të drejtuar nga znj. Pranvera Fagu, dëmi total është vlerësuar nga KLSH-ja në vlerën e 3 miliardë e 337 milionë lekëve, ekuivalent i afro 33 milionë dollarëve.

Kjo drejtori dëmet më të mëdha i ka pasur në mos llogaritjet e rentës minerare për mineraret e eksportuara, por dhe për shmangien e ç’doganimin konform ligjit në të gjitha drejtoritë rajonale.

Sipas raportit të KLSH-së në vend të tretë për dëm dhe shkelje ekonomike, vijnë prokurimet publike ku totali i  dëmit të llogaritur, është 13 miliardë e 130 milionë lekë, afro 131 milionë dollarë.

Nëse bën një mbledhje të dëmeve dhe humbjeve në të tre këta sektorë, shuma shkon rreth afro 280 milionë dollarë,  shumë kjo që është gati sa dyfishi i buxhetit të investimeve të qeverisë shqiptare.

Faksimile-tatime.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.074465036392212
array(1) { ["section"]=> string(75) "raporti-i-klsh-se-tatimet-dhe-doganat-150-milione-dollare-dem-shtetit-28020" }