Raporti i Komisionit Evropian: Aksioni kundër informalitetit dobësoi konsumin e familjeve

Publikuar tek: politike, më 18:44 05-11-2015 Raporti i Komisionit Evropian: Aksioni kundër informalitetit dobësoi konsumin e familjeve

Sipas raportit të Komisionit Evropian për parashikimet e ekonomisë në Europën Juglindore, aksioni i qeverisë kundër informalitetit do të dobësojë konsumin e familjeve, pasi qytetarët do të jenë skeptik për të shpenzuar, deri sa situata të qartësohet.

Komisioni Europian thekson se rritja ekonomike e Shqipërisë ishte 2.6% në gjysmën e parë të vitit 2015, ndërsa konsumi i familjeve ka rënë me 2.3% për shkak të përpjekjeve të qeverisë për të përmirësuar pagesat e energjisë elektrike.

Sipas raportit, inflacioni i ulët po përcaktohet nga hendeku negativ i prodhimit dhe çmimet e dobëta të importit. Një tjetër burim i rrezikut është situata në Greqi, e cila mban një numër të madh emigrantësh të cilët mund të ulin remitancat ndaj familjeve të tyre në Shqipëri.

Të ardhurat buxhetore në vitin 2015 janë zhgënjyese, por konsolidimi fiskal mbetet plani kryesor i qeverisë në gjysmën e parë të 2015. Të ardhurat nga taksat janë 7.4% më pak se objektivi, kryesisht për shkak të parashikimeve shumë optimiste, transmeton "BW".

Kjo shkaktoi një rishikim të buxhetit në korrik, kur objektivat e të ardhurave u ulën me 3.9%, përkundër kursimeve të konsiderueshme në pagesat e interesit dhe një shkurtim me 6.9% të shpenzimeve kapitale. Objektivi i përgjithshëm i deficitit u la i pandryshuar në 4% të PBB-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Doda pas “shpërthimit” në Kuvend: E kemi kthyer në gjelltore fjalësh, grave s’u mbyllet goja duke i sharë. Deputetja e PS: Fajin e ka kryetari i seancës
Rama për shpenzimet: Berisha i përmbajtur, Topalli shpenzoi 160 mijë dollarë për vizita brenda vendit »
Article Logic
Execution time: 0.020913124084473
array(1) { ["section"]=> string(94) "raporti-i-komisionit-evropian-aksioni-kunder-informalitetit-dobesoi-konsumin-e-familjeve-24749" }