Raporti i OSBE/ODIHR: Fushata nisi para datës zyrtare, kandidatët të përqëndruar në akuza personale

Publikuar tek: politike, më 12:39 05-06-2015 Raporti i OSBE/ODIHR: Fushata nisi para datës zyrtare, kandidatët të përqëndruar në akuza personale

Misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR ka publikuar raportin paraprak për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Sipas konstatimve të raportit, rezulton se fushata zgjedhore,  ndonëse ka qenë përgjithësisht paqësore është fokusuar në akuza personale midis kampeve politike.Po ashtu raporti vëren edhe nisjen para datës së përcaktuar të fushatës zgjedhore.

“Fushata, e cila zyrtarisht nisi më 22 maj, ka qenë gjerësisht paqësore, por është fokusuar në akuza personale, veçanërisht nga partitë kryesore. Akuza janë bërë mbi presionin mbi punonjësit e shtetit dhe keqpërdorim të fondeve shtetërore. Zyrtarë të lartë të Aleancës për Shqipërinë Europiane kanë shpërndarë një numër të madh certifikatash legalizimi gjatë fushatës”, thuhet në raport.

Raporti ka nxjerrë në pah edhe mangësti e Kodit Zgjedhor në lidhje me zgjedhjet lokale, por vlerësohet fakti i shtimit të amendamenteve të cilat krijojnë barazi gjinore në përfaqësim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Paloka duhet t'i paguajë Ramës 2 milionë lekë, Rama: Kush shpif, ta llogarisë mirë përballjen me ligjin si vepër penale
Meta: Nëse nuk do kishte nisur luftën Myslym Peza, Shqipëria s'do ishte kjo që është »
Article Logic
Execution time: 0.044355869293213
array(1) { ["section"]=> string(103) "raporti-i-osbe-odihr-fushata-nisi-para-dates-zyrtare-kandidatet-te-perqendruar-ne-akuza-personale-12760" }