RAPORTI I PLOTE/ Shqipëria në BE? Komisioneri Hahn: Duhet bërë më shumë për gjyqësorin, të drejtat themelore dhe pronat

Publikuar tek: politike, më 12:00 10-11-2015 RAPORTI I PLOTE/ Shqipëria në BE? Komisioneri Hahn: Duhet bërë më shumë për gjyqësorin, të drejtat themelore dhe pronat Johannes Hahn dhe raporti për Shqipërinë

Komisioneri për Zgjerimin në BE Johannes Hahn ka bërë publik sot konkluzionin e progress-raportit  në lidhje me prioritetet e vendosura për antarësim në BE.

“Nuk ka pavarësi të plotë të gjyqtarëve dhe të prokurorëve.Administrata e drejtësisë është e ngadaltë. Korrupsioni mbetet i përhapur në disa zona dhe vazhdon të jetë një shqetësim serioz.

Tenderimi është një fushë veçanërisht vulnerabël ndaj korrupsionit dhe duhen bërë më shumë përpjekje në parandalimin e korrupsionit në ciklin e prokurimit.

Rritja alarmante e azilkërkuesve shqiptarë në BE është shqetësuese...

Duhet siguruar dialog më konstruktiv mes partive...

Duhen rekrutuar në mënyrë transparente dhe mbi bazën e meritës punonjësit e administratës civile...

Të përmirësohet cilësia në edukimin e lartë etj’’, janë disa nga detajet e raportit.

Sipas Hahn Shqipëria ka bërë progres, por duhet bërë më shumë. Sipas raportit duhet bërë më shumë në shtetin ligjor, duke çuar përpara reformat në gjyqësor, luftën kundër krimit të organizuar, mbrojtjen e të drejtave themelore, të pronave dhe kompensimit të tyre. Dje Newsbomb.al publikoi ekskluzivisht rezultatet e raportit ku forcimi i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë ishte vlerësuar më pak në progresin e bërë.

“Shqipëria. Kemi mirëpritur progresin për prioritetet kryesore në hapjen e negociatave. Më shumë duhet bërë në shtetin ligjor duke çuar përpara reformat në gjyqësor, luftën kundër krimin e organizuar, mbrojtjen e të drejtave themelore, pronave, legjislacionit dhe kompensimit të pronave’’, tha Hahn.

Komisioneri bëri një vlerësim edhe për Serbinë, e cila sipas tyre ka bërë shumë për shtetin ligjor, ndërsa  Maqedonia mbetet me probleme të korrupsionit.

“Serbia ka finalizuar operacionin për shtetin ligjor. Por duhen parë marrëdhëniet me Kosovën. Maqedonia është relativisht në një nivel të mirë, sistemi politik është rrezikuar nga ndërhyrjet dhe korrupsioni. Situata ndëretnike vazhdon të jetë delikate dhe duhet të zbatohet marrëveshja e Ohrit.Komisioni është i vendosur të hapë negociatat me Maqedoninë, kjo do kushtëzojë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit’’, theksoi Hahn.

{gallery}raportKE{/gallery}

 

LEXO EDHE:EKSKLUZIVE/ SKANDALI NE PROGRES-RAPORTIN PER SHQIPERINE. NEWSBOMB.AL PUBLIKON VLERESIMIN NGA KE

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhen arsyet e dorëheqjes së ish-ministrit Nasip Naço (Letra)
Braçe njofton uljen e çmimit të naftës. Ja sa lek për litër është tani »
Article Logic
Execution time: 0.012309074401855
array(1) { ["section"]=> string(121) "raporti-i-plote-shqiperia-ne-be-komisioneri-hahn-duhet-bere-me-shume-per-gjyqesorin-te-drejtat-themelore-dhe-pronat-25079" }